OKB zgjat afatin e hetimeve për vdekjen e ish-sekretarit të Përgjithshëm Hammarskjold, më 1961

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 12:29

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar një rezolutë që zgjat afatin e hetimeve për vdekjen misterioze të ish-sekretarit të Përgjithshëm të saj, Dag Hammarskjold, një diplomat suedez.

Ky i fundit vdiq gjatë një vizite në Afrikën e Jugut si pasojë e përplasjes së avionit me të cilin udhëtonte.

Teksti i rezolutës u përpilua nga Suedia me bashkëfirmosjen e më shumë se 100 vendeve dhe u miratua me konsensus. Në krye të hetimit Suedia propozoi avokatin Tanzanian Mohamed Chande Othman që ka drejtuar punën për vite të tëra. Othman ka akuzuar ShBA-të dhe Britaninë e Madhe se kanë fshehur informacione për vdekjen e Hammarskjold  bashkë me të cilin humbën jetën edhe 15 njerëz të tjerë. Misioni i tij në këtë kohë ishte bashkimi i Kongos dhe moslejimi I provincës së pasur me minerale të Katangës që të ndahej.

Dy hetime të mëparëshme konkluduan se avioni u përplas për shkak të gabimit të pilotit. Por që nga viti 2014, hetimi i Othman ka ushqyer idenë se bëhet fjalë pë një aksion të organizuar, nisur nga provat se në zonë atë kohë ndodheshin forca të huaja që përfshinin pilotë dhe agjentë të shërbimeve sekrete. Rezoluta u kërkon shteteve anëtare që të vënë në dispozicion të gjitha informacionet e kërkuara.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.