Nuk është paketë antishpifje, por projekt që Shqipëria të flasë si Ulsiu, Taulanti apo Elisa

Postuar në 12 Dhjetor, 2019 16:42

Aktorët ndërkombëtarë që monitrojnë dhe bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare ka përsëritur shqetësimin e tyre për ligjin e ri kundër shpifjes. Vërejtjet e tyre janë depozituar edhe para Komisionit përkatës Parlamentar, ku është vënë në dukje vështirësia që ka qeveria shqiptare për të përshtatur draftin e ri me standardet europiane. Mjafton vetëm këmbëngulja për t’i njohur AMA-s të drejta ekzekutive dhe ato të një gjykate, si dhe masa e ekzagjeruar e gjobave që të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me moskuptim, por me një vullnet politik që kërkon dhunimin e fjalës së lirë përmes një hiperdisiplinimi administrativ.

Ndërkohë që diskutimi për këtë çështje vazhdon, ka dalë lajmi se e bija e bashkëshortes së kryeministri ka fituar gjyqin ndaj disa portaleve. Pra nga njëra anë një përpjekje rregulluese në emër të përballjes me një dukuri që duhet kufizuar, nga ana tjetër një akt gjyqësor që vendos drejtësinë e kërkuar nga njëra palë.

Çfarë po synohet?

Sigurisht asgjë që sjell përmirësim real, apo që me të vërtetë kërkon rregullim. Ne po na kërkohet që të rrimë urtë, të mbetemi në mëshirën e interpretimeve gjithfarëshe se çfarë është shpifje, fyerje, cenim etj., përkufizime që shenjojnë vlerën e punës në media. Vlerë e cila përballet me audiencën, filtrohet prej saj dhe me gjykatën. Pavarësisht të gjithave sketori mediatik është më i vërteti edhe në planin e biznesit: gazetat po mbyllen, televizionet kryesore mbahen me para publike. Pra kriza është reale dhe analoge me krizën jashtë. Po sektorët e tjerë pse nuk manifestojnë këto probleme? Pse nuk ka ekonomia shqiptare një kolaps të një kompanie apo një tjetër?

Sepse nuk ka treg real. Në media mirë apo keq ka një të tillë. Patjetër me probleme, por ka.

Duke mos gjetur dot një element pozitiv në këtë që kërkon të imponojë qeveria është e logjikshme të mendohet se të gjithëve ne po na kërkohet përmes imponimit që kultura politike e Partisë Socialiste të bëhet normë e përgjithshme e komunikimit publik. Ne duhet të flasim si Ulsiu, Taulanti, Ermonela, Elisa që të konsiderohemi në normën qytetare dhe etike. Por megjithë respektin, kjo quhet ripërtypje jo të flasësh. Ndaj kundër këtij projekti që nuk mund as të zbatohet është i dobishëm çdo mjet demokratik reagimi. Dhe beteja patjetër që është e fituar, qoftë edhe pse përmes kësi draftesh del në dritë reale kampioni i fjalës së lirë, siç shitet kryeministri aktual.

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nwse dikush shpif ne nje portal te caktuar interneti, i akuzuari apo entet vrojtuese mund te ngrene padi ndaj shpifsit. Por nuk mund te mbylli nje ent i caktuar (AMA apo si quhet) nje portal te caktuar, sepse kjo quhet diktature!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.