Replikë me Nasho Jorgaqin për lidhjen e Fishtës dhe klerit katolik me fashizmin

Postuar në 19 Tetor, 2016 10:08

“Për fat të keq, shkruan Prof. Dr. Nasho Jorgaqi në artikullin e tij..., kleri katolik nuk u gjend me ato forca që u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë. Përkundrazi,  kleri katolik në një mënyrë a në një tjetër i hapi rrugën pushtimit italian, e mirëpriti ushtrinë agresore duke cilësuar legjionet e saj “Pëllumba të Krishtit”...”.

Fjalët e “mirëpriti”...,e “Fishta  si prelat i lartë...nuk mundi t’i shpëtojë “tundimit” që i bëri fashizmi”... janë fjalë me nëntekst pejorativ, fjalë pa shije, pa vërtetësi, pa prudencë, fjalë të mbërthyera në pranga indoktrinimi. Një lajthitje: Shkruhet: “Fishta, prelat i lartë”,  jo: Fishta nuk ka qenë prelat i lartë, por ka fituar autoritet të madh në saje të veprimtarisë së tij e dëgjohej me respekt. (më gjatë shif veprën time: “Nëpër gjurmët e Fishtës”).

Në fakt, në Shkodër edhe gjetkë dëshirohej e mirëpritej ndihmë italiane për rrëzimin e Zogut, për të cilin kishin shumë dyshime, jo pushtimi italian. Kemi të drejtë të pyesim: Ku mbështetet autori që pohon një gënjeshtër? Pushtimi fashist u bëri shumë presione klerit katolik: fashistët ngulmonin të hiqej provinciali, Pader Ciperian Nikaj (më vonë i torturuar e i pushkatuar nga diktatura); të merren masa ndaj klerikëve antifashistë; kërkonin të zhvillohej lënda mësimore për fashizmin; (u shënjua lënda në orar të mësimeve, u caktua profesori dhe dita, në fakt nuk u zhvillua asnjë orë mësimi, sipas bisedave gojore me gjuhëtarin P. Justin Rrota

“Pader, e pata pyetë njëherë Justinin: Pse keni botue në revistën tuej materiale fashiste, si p.sh. Statuti i Partisë Fashiste”? Më pati përgjigjur: “Na çuen materialin, na nuk e botuem. Na thirren e na thënë se do t’ ju mbyllim revistën (na e pezulluan). Na u mblodhem dhe vendosem ta mbajmë revistën”. Kështu u botuan ato materiale!

U zgjata në presionet e fashistëve në fushën shkollore, por presione tjera kanë rënduar edhe në fusha tjera, si: në kuadrin klerikal, në anën financiare, në diskritimin e klerit, françeskanët i paditnin në Vatikan, se merren me politikë, etj.

Kuptohet këtu nuk është vendi të sqarohet ana financiare, por nuk mund ta besojmë në asnjë mënyrë, sa shkruan një historian, si konkluzion: “Kisha katolike, e kushtëzuar dhe nga nevojat e mëdha financiare, përkrahu si partner të mundshem shtetin fashist”...Kisha katolike ka qenë kontigjenti i parë i flijimit. Pra, të flasin dokumentat, jo na.

Që kanë marrë pare klerikët kryesorë të katër feve në formë subsidesh, kjo dihet. Këtu duhet vërtetuar çfarë trathtiet kanë bërë klerikët si shpërblim të pareve të marrura. Në jetën e vet, kleri katolik në Shqipëri është gjetur shumë herë ngusht, por nuk ka ceduar, si shkruan Fishta: “frangar non flectar”. Ndersa dokumenti që sjell Profesori është mirë, besohet më shumë duke u dhënë letra e plotë, e jo “ndër të tjera”, pa të ndyeme mizash, në origjinal e në përkthim, kuj i drejtohet e rrethana e udhëzime tjera, që të mos lihet hije dyshimi, sidomos kur je duke i marrë nderin tjetrit.

Kolec Cefa

Me shkurtime nga Shqiptarja.com

Comments

Submitted by Kon (not verified) on

Te justifikosh bashkpunimin e klerit katolik me pushtuesit fashist esht si te mbulosh diellin me shosh!
Pse Gjergj Fishten fashistat e detyrun te bahej antar i akademis fashiste re vitorio? Fashistet e detyrun me shkru gjith ato artikuj promovim te fashizmit dhe legjitimim te pushtimit te shqipris? Antisemitismin dhe antiamerikanizmin profashismin e tij ne “e drejta kombtare” kush e bani me shkru!?
Po krahu i djatht i kontit ciano fashisti Shantoja qe organizonte fjalime e pritje pompoze per figurat e larta fashiste ne shkoder?
Po prifti anton harapi antar regjences katershes fashiste qe drejtonte shqiprin?
Po prifti tjeter zef pllumi sekretar i antarit harapi te nomenklatures fashiste?
Po ernest koliqi vllai i katdinalit mikel koliqi minister i arsimit ne qeverin kukull fashiste!!?
Sa e sa te tjer
Ju baheni qesharak se kujtoni qe njerzit jan aloma ne vitet e errta kur sharlatani si fishta etj silleshin neper malsinat e fshatnat e varfena te veriut duke manipulu mendjet e popullit te vobekt per interesat e atyre qe u hillte kafshaten e rralles, por sot esht koh gjithcka esht e pranishme ne internet me vertetu! Gjithkush ka mundsi me pa me syt e tyre kush kan qen kta sharlatana tradhtar te kombit qe sot kisha i ban shenjt!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.