Nuk do të prekim buxhetin për rindërtimin

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 11:41

Qeveria shqiptare mendon se për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti nuk do të preket buxheti. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se për rindërtimin do të përdoret një fond. Por se nga do vijë ky fond mbetet ende pa u sqaruar.

Ne do ta bëjmë rindërtimin, por do vazhdojmë të bëjmë dhe punët e tjera. Rindërtimi është pjesë e kësaj, nuk do të cenojmë buxhetin. Nuk do të prekim ‘palcën e shtyllës kurrizore’ të të gjithë skeletit të buxhetit. Siç mund të na jetë sugjeruar si zgjidhje magjike. Ne do të realizojmë një fond, një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë; merrni këtu, merrni aty dhe bëni këtë. S’do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve, nuk mund të funksionojë kjo histori që t’ja marrim disave dhe t’ja japim disa të tjerëve. S’mund t’i themi njerëzve që; ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’u themi nenave që shkojnë të lindin në materniteti, që; merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim”, tha Rama.

Kjo është një përgjigje refuzuese edhe për propozimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili dy ditë më parë i kërkoi kryeministrit anulimin e 150 milionë dollarëve të parashikuar në buxhet për koncesione.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ka gjetur Frymen e Shenjte qerratai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.