Shqipëria nuk është gati dhe nuk ka kapacitet për luftën kundër dizinformimit

Postuar në 07 Dhjetor, 2019 13:47
Skerdilajd Zaimi

 

Një raport i ditëve të fundit shpërndarë në mediat britanike, ka riamplifikuar alarmin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe. Forma e manipulimit është e hollë: në rrjetin social Reddit është qarkulluar një lajm sipas të cilit qeveria konservatore në Londër ka ndërmend të shesë tek amerikanët Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.

Në Reddit rrodhën dokumente që konfirmojnë se një përpjekje e tillë është zyrtare, por nxjerrja e lajmit tani lidhet në fakt me procesin elektoral sepse Shërbimi në fjalë ka qenë shpesh çështje në fushatat eletorale britanike.

Reddit ka dalë me një deklaratë përmes së cilës ka sqaruar se llogaria nga është bërë postimi në Reddit është e lidhur me Rusinë. Kompania ka shtuar se ka pezulluar 61 llogari që tentuan të promovojnë përmbajtjen në fjalë dhe që sipas saj lidhen me një të ashtuquajtur fuishatë ruse të dizinfomimit, zbuluar në fillim të këtij viti nën etiketën: Infeksioni Sekondar.

Vetë zëdhënësat e Partisë Laburiste kanë pranuar se ka qenë kjo parti që ka nxjerrë dokumentet në fjalë dhe e ka bërë këtë në emër të interesit publik. Këtu lëmshi ngatërrohet më keq, sepse teksa Reddit pranon të bëhet pjesë e qëndrimeve të qeverisë britanike, duke ua faturuar rusvëe rrjedhjen e infomacionit, keqkuptimi se një qëndrim i tillë në fakt synon të pastrojë imazhin e qeverisë përmes lojës me rusë, thellohet. Kush mund të ndajë nëse këtë e kanë bërë rusët, apo qeveria thjesht po shmang një skandal duke kërkuar ndihmën e alibisë ruse? Problemi ësghtë mirëfilli politik dhe vështirë se mund të gjurmosh aty shkelje ligjore, sidomos kur dokumentet janë origjinale.

Ky shembull na kujton se lufta ndaj dizinformimit është shumë komplekses dhe nuk mund të bëhet me shtrëngime legjislative vetëm. Rezoluta e miratuar së fundmi nga Parlamenti i Shqipërisë, në njërën prej pikave të veta thotë:

Kuvendi…i bën thirrje institucioneve kompetente te vleresojne nderhyrjet e mundshme ne legjislacion, marrjen e masave ligjore dhe administrative, te cilat kane kompromentuar lirine e shprehjes, mund te konsistojne ne nderhyrje nga platformat e mediave sociale me qellim te etiketimit sistematik te permbajtjes, rishikimin e algoritmeve ne menyre qe t'i bejne ato sa me te paanshem qe te jete e mundur, dhe mbylljen e llogarive te personave qe merren me veprimtari te paligjshme dhe qe synojne prishjen e proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhes se urrejtjes(Kuvendi i Shqipërisë nuk e njeh germën ë)

Pra një nga mënyrat sesi Parlamenti mendon është raportimi në platformat e mediave sociale duke u kërkuar atyre madje rishikimin e algoritmeve. Shumëkush mund ta kuptojë se kjo është pak si qesharake pasi nëse ka një gjë për të cilën p.sh Facebook është në presion të vazhdueshëm është rishikimi i algoritmit të vet për newsfeed.

Nga ana tjetër shembulli britanik që sollëm nuk inkuadrohet në asnjë prej kërkesave që parashikon rezoluta e cila mendon për dizinformimin dhe në fakt kërkon të luftohet propaganda ekstremiste e cila në fakt nuk fshihet dhe as manipulon tërthorazi. Rezoluta parashtron disa detyrime për institucionet shqiptare që në fund fare kërkojnë mobilizimin e burimeve njerëzore dhe financiare shtesë. Ne e dimë se e vetmja platformë që ka një profil të ngjashëm është majtas.net, krejt joformale, jashtë mbikëqyrjes zyrtare dhe që nuk dihet si financohet. Nuk e ka bërë një gjë të tillë as Komisioni i Shërbimit Civil dhe ky është problem më vete.

Por ta lëmë për mënjanë një gjë të tillë. Le të merremi me kapacitetet e Shqipërisë në adresimin e kësaj lufte. Në debatin e zhvilluar së fundmi, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se Shqipëria nuk ka nevojë për një rezolutë të tillë sepse është anëtare e NATO-s. Mirëpo vetë NATO, në një raport të fundit, titulluar: Ngecja pas, si kompanitë e mediave sociale po dështojnë në luftën kundër sjellje joautentike online, shkruan se tregu i zi i manipulimit të platformave të mediave sociale ka fituar. Raporti thotë se ka madje ofrues të këtij shërbimi, pra të manipulimit, duke e kthyer atë në një industri më vete.

Me një kosto prej 300 eurosh, ne blemë 3530 komente, 25 750 pëlqime, 20 000 shikime dhe 5 100 ndjekës. Duke studiuar llogaritë që ofronin manipulimin e blerë, ne ishim në gjendje të identifikonim 18 739 llogari të përdorura për të manipuluar mediat sociale. Në një testim të platformave për të gjurmuar këtë keqpërdorim ne zbuluam se katër javë pas blerjes, 4 në 5 nga elementët manipulativë të blerë, ishte ende aktiv online. Ne testuam më tej platformat në aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur përdoruesit në kërkesën e tij se llogaria është fake. Tri javë pas raportimit më shumë se 95% e llogarive të raportuara ishin ende aktive online

shkruhet në raport.

Mjafton ky pasazh për të kuptuar se ajo që kërkon rezoluta, nëse do të merret seriozisht është shumë komplekse. Dhe ne kemi prova se në qeverinë e tanishme nuk duket një mendje që të barabitet për nga kompleksiteti i të menduarit qoftë me atë që ka NATO, qoftë me ofruesit e shërbimeve manipuluese. Si do të vihet në jetë atëherë kjo rezolutë që vjen në një kohë kur manipulimi online është shndërruar në çështje strategjike?

E vështirë për ta thënë, por një gjë është e sigurtë se do të ndodhë është zbatimi i saj shqiptarçe. Ka ca rusë, ca takime me media, ndonjë llogari që mbyllet sepse paraqitet dikush që ka bërë ndonjë meme, një raport me lajle lule dhe kaq.

E themi këtë se vetë tema që parashtrohet është një gjë shumë më serioze sesa gjithë qeveria e këtij vendi. Kujdes: Qeveria, jo Qeverisja. Është një temë për të cilën do të duhet të kishte debat nga shumë aktorë. Mirëpo ajo kaloi në heshtje. Si vallë mund të besosh se ka një vullnet pas saj që të jetë diçka më shumë sesa një lojë e vockël, meskine politike?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nwse ky lajm ka qene me pare vete program i mundshem i qeverise angleze, atehere kuptohet se lenia e kopilit ne dere te rusve eshte fallco dhe qesharake! Biles, duke bere ruset per gjithshka fajtore, humbet keshtu vemndja nga fajet e tyre kryesore! Perendim idiot dhe budalla!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.