Paketa anti-KÇK, Kryeministri: Ky është proces administrativ, jo penal

Postuar në 25 Nëntor, 2019 12:23

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot draftligjin e quajtur Anti-KÇK. Përmes një shfaqjeje të personalizuar të këtij drafti, z. Rama ka premtuar se pastrimi që po sjell vettingu në sistemin e drejtësisë do të pasojë dënimi për njerëzit e korruptuar të këtij sistemi.

Na takon ne të bëjmë një hap më tutje. Vijmë te KÇK-ja. KÇK-ja është një organizatë kriminale prokurorësh dhe gjykatësish që janë bashkëpunëtorë, ose tutorë të krimit të organzuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e vettingut kanë hyrë në një fazë agresive. Ndaj sot po shfaqen shumë më hapur sesa deri dje. Motoja e tyre – unë e kam dëgjuar nga ata – Kap Ça të Kapësh. Rasti i Durrësit është shumë flagrant. Për fat të mirë e solli fati që u gjendën në një makinë prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë. Ato që për një kohë gjatë i vendoseshin në kurriz Donika Prelës. Çfarë duhet të bëjmë ne në këto kushte? Të presim vettingun e këtyre? Çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës dhe policia nuk arrin dot të veprojë sepse prokuroria dhe gjykata nuk vepron?

tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri ka deklaruar se paketa e re u kërkon subjekteve që të provojnë si e kanë bërë pasurinë e tyre. 

Ky është një proces adminsitrativ, jo penal

shtoi Rama. 

Më poshtë video e plotë:

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje pastrim te tille e ben nje kryeminister qe eshte vete qelibar, qe nuk e ka mendjen tek shtepia priavate, tek ekspozitat e piktures, tek dhenia e koncesioneve dhe tenderave firmave te medha! E ben nje kryeminister qe ben pune dhe jo llafe! E ben nje kryeminister qe nuk rri duke pare se cfare kredish do i japine "miqte" jashte! E ben nje kryeminister qe di te hape vende pune dhe jo te prese nga investitoret turq e arabe! E ben nje kryeminister qe nuk lejon me ndertime te paligjshme! E ben nje kryeminister qe nuk lejon zaptime tokash dhe nis hetimet neper te gjitha hipotekat! E ben nje kryeminister qe eshte i drejte dhe i trajton te gjithe shtetasit e tij njelloj! Nje kryeminister i tille, sado qe nuk do te bej shume miq ne kete popull, por ky popull do te jete pastaj i detyruar ta respektoje! Dhe Rama nuk eshte i tille!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.