Superpaga për organet e reja të drejtësisë, rritje me 28%

Postuar në 20 Nëntor, 2019 21:30

Organet e reja të drejtësisë bashkë me ato që janë tashmë funksionale do ti kushtojnë shtrenjtë buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paraqitur në Kuvend draft-buxhetin e institucionit të saj për vitin e ardhshëm, ku u vu re një rritje prej 11% e fondeve për organet e reja, për një total prej 5.7 miliardë lekësh apo rreth 57 milionë dollarë.

Për SPAK, i cili do të ketë në total rreth 115 punonjës, janë parashikuar të shpenzohen afërsisht 3.5 milionë dollarë, ndërkohë që kosto të konsiderueshme do të kenë edhe Poli i Drejtësisë.

Pika e debatuar e buxhetit ishte fondi i pagave për gjyqtarët prokurorët, apo komisionerët e organeve të drejtësisë, i cili është rritur me 28% vitin e ardhshëm.  Relatori i draftit Bashkim Fino kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme pranë Ministrisë së Drejtësisë për të monitoruar mënyrën si caktojnë dhe shpërndajnë shpërblimet e pagat organet e drejtësisë për stafet e veta.

Ai vërejti se pagat e 790 gjyqtarëve e prokurorëve aktualisht janë më shumë se dyfishi i asaj të Presidentit, ndërkohë që disa prej organeve të reja të drejtësisë po keqpërdorin fondet. Në total, Buxheti për Ministrinë e Drejtësisë për vitin e ardhshëm do të jetë afërsisht 110 milionë dollarë, me një ulje prej afërisht 9% krahasuar me këtë vit, ulje që i detyrohet shkëputjes së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga varësia prej saj.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe sa merr nje gjyqtar i shkalles se pare? Apo ai i Gjyk. se Larte, apo i Kushtetueses?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.