Mendoni se Shqipëria është qeverisur ndonjëherë kaq keq? A mund të qeveriset më keq se kaq Shqipëria?

Postuar në 20 Nëntor, 2019 21:25

Sot mediat kanë publikuar të dhënat e një sondazhi të organizuar nga Eduard Zaloshnja. Pyetja drejtuar qytetarëve ishte: 

A mendoni se, përgjithësisht, punët në Shqipëri mund të shkojnë më mirë duke pasur Ramën kryeministër apo Bashën?

Përgjigja:

61% e qytetarëve janë shprehur me Ramën kryeministër, ose ndoshta me Ramën, ndërsa 39% me Bashën

Lajmi vazhdon me prononcimin e analistit Zaloshnja që sqaron llojet e votuesve dhe lëkundjet e tyre. 

Sondazhi i pret rrugën idesë së zgjedhjeve të parakohshme duke i kujtuar njerëzve se Basha nuk është gjëkundi. Mirëpo dallimi mes Ramës dhe Bashës është mjerim po ta shohësh se njëri jeton me delire gjithfarëshe, kurse tjetri me ambicie dhe llogari. Plus ky është perceptim teorik, pasi Basha nuk është provuar në drejtim. Ai mund të frymëzohet dhe të drejtojë shumë më mirë nga sa mendohet. Kush vallë e priste që z. Rama të dilte kaq i paaftë në qeverisje? Shumë pak njerëz dhe media, mes të cilave sigurisht edhe ResPublica. 

Ndaj sondazhi që mungon është ai me pyetjen: 

1.    Mendoni se Shqipëria është qeverisur ndonjëherë kaq keq? 
2.    Mendoni se është brenda të mundshmes që Shqipëria të qeversiset më keq se kaq? 

Të paktën këto pyetje duhen bashkëngjitur këtyre sondazheve që po kryehen aktualisht. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te jete per zaloshnjen ai rri gjith jeten kryeminister.Sa per sondazhin mvaret ke pyt zalo.

Submitted by Genti (not verified) on

Po dhe pyetjet tuaja kanë përgjigje. Me keq se ne kohe te Berishës nuk mund të qeveriset. Në atë qeverisje pati viktima. Në këtë ska ende nga ana e shtetit. Këta janë me pak primitiv e me te evoluar. Dhe basha është provuar në drejtim. Bashk, nuk e ekzagjeroj nëse them që smbahet mend për gjë, ministër në rrugën e kombit ku pati probleme korrupsioni, ministër ku dekasteri I tij prodhoi katër viktima. Na gjeni figura të pa përlyera, jo na sygjeron I të provojm njeher mos janë përmirësuar në opozitë ckemi parë kur ishin ne pozite. Korrupsioni është njëlloj siç ka qenë. Nuk frymëzon alternativ figura të sterprovuara e konsumuara. Mendimi im. Nuk jam rilindas

Submitted by Anonymous (not verified) on

Padiskutim qe Shq. mund te qeveriset edhe me keq se kaq! Biles ka mundesi, po te vije ne krye luli ose Monika, Shq. mund te shkoje edhe me keq! Se lwre pastaj ndonje tjeter!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.