Eksperimenti me Gjykatën Kushtetuese, tre anëtarë pa përvojë në gjyqësor

Postuar në 20 Nëntor, 2019 14:39

 Prej disa ditësh vazhdon tashmë debati për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Debate është përqendruar mbi afatet e dekretimit nga presidenti, organin e emërtesës, ishte Arta apo Marsida. Hollësi padyshim të rëndësishme, por që kanë anashkaluar një tjetër aspekt.

Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese është përditësuar përbërja e saj duke përfshirë si gjyqtarë përveç Vitore Tushës dhe Besnik Muçit edhe tri kandidatet e reja, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Nëse sheh përvojën e punës së këtyre tri kandidateve merr vesh se asnjë prej tyre nuk ka qenë gjyqtare në asnjë shkallë. Këshilltare, lektore, avokati, pjesë e grupit të ekspertëve etj.. Gjithë një CV e një kandidati të formuar teorikisht, por që nuk e njeh shenjën që lë përgjegjësia e një vendimi në sallën e gjyqit.

Të trija këto kandidate që nuk kalojnë moshën 44 vjeçare kanë veshur togën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese duke u vendosur në një detyrë sumë të lartë dhe që kërkon përgjegjësi.

Përvoja në një institucion si Gjykata Kushtetuese është premisë për seriozitetin dhe besueshmërinë e saj dhe duhet thënë se ndër vite, ky institucion ka fituar besueshmëri më të madhe sesa pjesa tjetër e gjyqësorit, pikërisht për natyrën dhe karakterin e vendimeve që ka marrë.

Përtej konsideratave të absolutizuara të vettingut, profesionalizmi i gjykatës nuk është vënë ndonjëherë në diskutim, ndonëse anëtarë të saj kanë qenë njerëz që u skualifikuan.

Si do të komensohet kjo mungesë përvoje në gjyqësor për këta kandidatë të rinj që na shiten si ajka e jurisprudencës, kjo është për t’u parë, por këtu duhet shtuar edhe një gjë tjetër. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese hyn në të edhe në shenjë të kurorëzimit të karrierës së vet të gjatë, si fazë përmbyllëse me sukses të saj. Anëtari I Gjykatës Kushtetuese është si të thuash gradimi me gradën gjeneral. Dhe siç e dimë në historinë e botës gjeneralë poshtë moshës 40 vjeç ka patur shumë pak, kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm të provuar në situate të jashtëzakonshme.

Në Shqipëri gjeneral të bën partia e Taulantit dhe Erionit, sepse në kësisoj vendi kërkohet asgjë më shumë sesa krijimi i institucioneve të animuara ku në këmbim të privilegjeve të duhet vetëm të ushtrohesh në artin e Bindjes dhe teknikat e emotikoneve politike që kaq shumë i ka perfeksionuar ky brez.

Përndryshe, çdo gjykim racional dhe serioz nuk do të pranonte që Fiona, Elsa dhe Marsida të ulen aty ku janë ulur sot. Të paktën jo për momentin.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E mira duhet qe gjyqtaret e kesaj gjykate te mos vijne nga sfera e gjykatave penale, civile, administrative etj. Por nga sfera akademike e jurisprudences, sic edhe ne gjykaten europiane te Strazburgut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.