Rusia do status quonë në Ballkan

Postuar në 18 Nëntor, 2019 12:36

Maxim Samorukov, numri dy i Qendrës “Carnegie” në Moskë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Rusia nuk ka interes në zgjidhjen e çështjes së Kosovës pasi kështu nuk do të ishte e nevojshme për Serbinë.

Rusia ka interes të mos e zgjidhë çështjen, kështu që deklaratat e zyrtarëve rusë për arritjen e një marrëveshjeje finale mund të shihen si ambigue…Me t’u zgjidhur konflikti Rusia nuk do të jetë më tërheqëse për Serbinë

është shprehur Samorukov.

Sipas tij qëndrimet e zyrtarëve rusë janë kontraditkore pasi teksa shprehen se Rusia do të bjerë dakord me çdo zgjidhje të pranueshme nga Serbia, nga ana tjetër shtojnë se këto zgjidhje duhet të kenë për bazë rezolutën 1244 të OKB-së që e përjashton pavarësinë e Kosovës.

Me këtë ambiguitet Kremlini do t’i tregojë Serbisë se në fakt nuk e aprovon njohjen e Kosovës nga Serbia

thotë autori në fjalë.

Gjithësesi, Samorukov ka shtuar se nuk është Rusia pengesa kryesore për arritjen e një zgjidhjeje, por problemet e mëdha në nivel lokal. Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk është prioritet për Rusinë dhe nuk ka për të patur investime të mëdha këtu, por as nuk dëshiron që Perëndimi të jetë prezent këtu.

Limboja gjeopolitike e ëktij rajoni është ideale për Rusinë. Kjo do të thotë as stabilizim përfundimtar, as destabilizim total, por diçka në mes. Rusia nuk do që konfliktet e ngrira në Ballkan të zgjidhen pasi kështu e mban Ballkanin larg NATO-s dhe BE-së, por Rusia as nuk do që këto konflikte të ndizen sepse ajo ka vijën e vet të kuqe

citohet ai.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E sakte! Kjo u vertetua dy here gjate shek. XX, kur me largimin e perandorise osmane nga ballkani, edhe perqendrimi rus ne ballkanin perendimor u zbeh. Po ashtu, me afrimin e fundit te L2B, BS nuk tregoi as edhe nje pretendim per kete zone ballkanike, pervec Bullgarise; as ne Jalte e as ne Potsdam. E ardhmja e Ballkanit eshte neutraliteti i saj, mirpo vete vendet ballkanike e kane shfrytezuar konfliktin Lindje-Perendim per marrje ndihmash dhe kredish.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.