Dy haberet e xhumasë: ShBA mbështet Minishengenin. Trump është i përqendruar për punësimin në Ballkan

Postuar në 15 Nëntor, 2019 10:26

Mediat pranë qeverisë shkruajnë se i Derguari i Posaçëm i ShBA-ve, Richard Grenell ka dhënë mbështetje për Shengenin Ballkanik. Por zoti Grenell ka kërkuar që në këtë nismë të bëhet pjesë edhe Kosova. 

 

Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë

citohet ai. 

Komentet e tij sillen për konsum të brendshëm nisur nga fakti se qëndrimi i z. Rama është sulmuar gjerësisht. Dhe sa herë që ka një situatë të vështirë përdoren të huajt. 
Trimëria e kryeministrit mesa duket afrohet shumë me aluminin: nuk ndryshket as korodohet, por merr lehtësisht çdo formë.

Nga tre politikanët që firmosën Minishengnenin vetëm kryeministri shqiptar trashi zërin dhe deklaroi se ka ardhur koha të marrim fatin në dorë e të mos presim Europën. Deklaratë që nuk ka zgjatur edhe aq përderisa kërkohet ndonjë fjalë borxh nga miqtë.

Nuk është vetëm z. Rama në pozitë komike, por edhe Grenell. Vërtet duhet besuar deklarata e tij se administrata Trump është e përqendruar që në Ballkan të hapen vende pune? Kjo është pak si tepër dhe si çdo gjë e tepërt edhe dashamirësia ndonjëherë prish punë. 

Lodra të tilla po vërtetohen si mjete diskrediimi për çdo nismë e cila tejkalon fuqitë e vendeve në rajon, mundësitë e tyre dhe që sfidojnë mentalitetin. Përndryshe shumëkush do të pyeste: pse duhet marrë mbështetja e ShBA për lëvizjen e lirë në Ballkan?

Comments

Submitted by prrr (not verified) on

se mos i ka pas habere shabati dhe i ka qit para kohe?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.