Studimi/Majmunët e sotshëm janë më inteligjentë se primatët

Postuar në 13 Nëntor, 2019 15:21

Një kërkim i ri i drejtuar nga universiteti Adeliade në bashkëpunim me Institutin për Studime Evolucionare në universitetin Witwatersrand  sugjeron se ideja e përgjithshme e shkencës se homininët e parë të llojit Australopithecus ishin më të zgjuar se majmunët e sotshëm, është i gabuar. Supozimi i mësipërm ndërtohej nisur nga diferenca në vëllimin e trurit mes të dy specieve. Mirëpo një gjë e tillë nuk ngre shumë peshë pasi sipas kërkuesve është fluksi i gjakut në pjesën konjitive të trurit ai që përcakton shkallën e inteligjencës.

Në studimin e kafkave të 96 majmunëve të mëdhenj dhe 11 fosileve të kafkave të Australopithecusit rezultoi se gjurmët e kalimit të arterieve të gjakut ishin më të mëdha te majmunët. Çka do të thotë se fluksi i gjakut te majmunët është më i madh në pjesën konjitive sesa te hominini i famshëm.

Së pari, përmasa e trurit duket diçka e arsyeshme sepse është një matje e numrit të qelizave të trurit, të quajtura neurone. Përtej kësaj, gjithësesi, aftësia konjitive varet jo vetëm nga numri i neuroneve, por edhe numri i lidhjeve mes tyre, lidhje që quhen sinapse. Këto lidhje kushtëzojnë fluksin e informacionit brenda trurit dhe një aktivitet më i madh sinaptik rezulton në një procesim më të madh informacioni

thotë Roger Seymour, drejtuesi i ekipit kërkimor.

Truri njerëzor përdor 70% të energjisë në aktivitetin sinaptik dhe kjo sasi energjie varet në proporcion të drejtë nga furnizimi i lartë me gjak që ushqen trurin me oksigjen. Ndonëse truri ynë zë vetëm 2% të peshës trupre, ai përdor 15-20% të energjisë sonë dhe kërkon 15% të gjakut që pompohet nga zemra. Analogjia në këtë rast mbështet tezën e kundërt, pra që majmunët e mëdhenj të sotshëm janë më intelgjentë se primatët nisur nga fluksi i gjakut.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Ah sikur te kishim zevendesuar Opoziten dhe Mazhorancen e kuvendit skipetar me keta lloj majmunesh. Keta te fundit patjer qe do te kene prejardhje Iliro Pedhazge qe jane me te mencur se Primatet e tjere.
O redaksi, perse e botuat kete artikull?
Prite kur barkaledhi Marin Mema te na i nxjerre si pjesetar te iliro Pellazgeve dhe te ngopi oreksin e tufes se injoranteve qe e adhurojne dhe nuk betohen per koken e kalamonjve por per koken e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.