Rreze gëzimi në radhët e opozitës: Jemi dashnorja e preferuar e ShBA

Postuar në 03 Nëntor, 2019 20:58

Mediat pranë Partisë Demokratike kanë qarkulluar së fundmi një tip analize titulluar “Coup de Grace” nën autorësi të paqartë. Mesazhi i kësaj analize është i thjeshtë: Në ndryshim nga sa thuhet, opozita shqiptare i ka rregulluar punët me administratën Trump. Si ia ka dalë kësaj? Përmes ish-kryeministrit Berisha që ka premtuar të njohë grupimin MEK si qeveri në ekzil të Iranit dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar. 

Analiza vazhdon me spekullimin se kjo lëvizje e guximshme është goditja fatale për Edi Ramën që tashmë nuk i duhet askujt sepse ai nuk ofron më shumë sesa ofron garancia e opozitës. Eksperimentimi diplomatik i opozitës mbështetet nga Presidenti i Republikës, Ili Meta, i cili edhe ky përflitet se ka të njëjtin qëndrim. 

Në hierarkinë e prioriteteve të Politikës së Jashtme amerikane, ngjan se Irani është në krye dhe reforma në drejtësi në Shqipëri diku nga fundi. Ndaj në pamje të parë mund të mendohet se opozita shqiptare ka rendur mirë kësaj radhe. E ka kapur dashin nga brirët. 

Puna është se po të jetë për Amerikën, politikanët shqiptarë kanë thënë të gjithë po për çdo gjë. Edi Rama dhe Hashim Thaçi i thanë po ndarjes së Kosovës që ishte një ide e ish-këshilltarit Bolton. Dhe morën kosto për këtë. Çfarë mund t’i ndalojë të ndërpresin marrëdhëniet me Iranin, ndërkohë që qeveria Rama dëboi edhe ambasadorin e këtij vendi? Është kjo qeveri që dëboi edhe dy diplomatë rusë vetëm pse këtë e kërkoi ShBA. 

Teza e ngritur mësipër që sheh te premtimi i Berishës një taktikë brilante nuk qëndron në këmbë sepse është naive. Ajo meriton të diskutohet për atë që është dhe për mungesën totale të dinjitetit që përfaqëson përderisa kushtëzon a priori vendimmarrje të rëndësishme me pëlqimin e një shtetit tjetër. Por kjo është tjetër  çështje pasi shqiptarët u mësuan me mungesën e dinjitetit të qeverisë Berisha edhe gjatë vizitave komike si ato në Itali. 
Çështja është me gjasë një minindërhyrje marketingu për të thënë se opozita nuk është izoluar nga ShBA. Në këtë kuadër kjo tezë tradhëton, për aq sa përfaqëson opozitën, bindjen se pushteti lidhet me votën. E dështuar në raport me qytetarët pakica po shet kredencialet e të preferuarit të ri të ShBA-ve në Tiranë, që është një fatkeqësi për vendin. 

Politika e madhe e një baltovine si Tirana, një qyteti pa identitet politik reduktohet pra përherë në të njëjtin ekuacion: Ne e duam Amerikën(e radhës). Amerika do shqiptarët(ambasadorët e këtij vendi bëjnë përherë deklarata dashurie për popullin shqiptar). Shqiptarët nuk dihet ose nuk tregojnë se çfarë duan. U pëlqen të bëjnë spektatorin. 

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Megjithe mend, kete mortje nuk e ha gje. Krijojne armiq deri ne Azi e Persi per egoizmin e tyre, si ajo kurva qe pispilloset per t'u shkerd.yer sa me shume.
Ketu, rrospija eshte Saliu me tutor Trump

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mjaft deprimuese ku ka rene politika shqiptare. Shkrimi tek syri.net, Coup de Grace (grushti i shtetit) i cretan archer (shigjetari kretan) ka mundesi te jete i Harbi Aliajt, por kjo nuk ka rendesi. E rendesishme eshte qe shkrimi tregon padashur ku eshte ngerthyer Shqiperia dhe politika e saj. Pa dashur tregon se si ky vend eshte kthyer ne shtet teresisht vasal i USA, nepermjet drejtuesve te tij. Lexuesi ka nevoje edhe per shkrime te nje mendimi kret tjeter, ja nje: fjale cimbuese - cretan archer.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.