Sukses i madh në luftën kundër terrorizmit, skicohet banda e ashures

Postuar në 24 Tetor, 2019 00:10

Një vitë e gjysmë pas festës së Sulltan Novruzit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri publike një organigramë personazhesh që sipas tij kishte për qëllim të prishte festën e ashures në mars 2018 në Shqipëri.

Mbetet shumë e paqartë arsyeja pse titullari i policëve të Shqipërisë bëri publik një informacion të tillë pas kaq kohësh, duke përhapur panikun e kërcënimit terrorist në popullatë.  Në finale, celula që pretendon Veliu as nuk është kapur dhe as nuk është shkatërruar,  thjesht sipas tij u frikësua nga masat e policisë shqiptare në ditën e ashures dhe kështu plani dështoi,  banda e ashures për momentin është vetëm e skicuar.

Siç tha zv/ministri i Brendshëm, Lamallari në një studio televizive, konferenca e zotit Veliu kishte për qëllim të demaskonte këto karta të djegura që të mos shkelin më në Shqipëri.  

Se për çfarë serviren ashure të tilla propagandistike këtë e di vetëm zotëria në fjalë ose shefat sipër tij që ndoshta duan t’i tregojnë botës demokratike se po luftojnë terrorizmin dhe për këtë arsye meritojnë jo vetëm negociatat e Brukselit, por edhe liberalizimin e vizave me Amerikën. Në mos janë arsye të tjera të brendshme qē lidhen me ermra të lakuar për lidhje me trafikantin turk të drogës si Abdulselam Turgut, me të cilët qeveria mund të ketë prishur marrëdhëniet kohët e fundit. Duket rasti tipik dhe i përsëritur kur policia keqpërdoret politikisht dhe personalisht nga zoti Veliu për interesa shantazhi që nuk lidhen fare me sigurinē publike, por me bandat në pushtet.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

E po te shprehet policia e shtetit qe dy persona te maskuar si gazetare hyjne nga Rinasi me passaporta "speciale"!!! Kjo i kalon limitet e perrallave per femije.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.