I gjithë populli ushtar! Histeri kolektive në mbështetje të luftës së Erdogan (Video)

Postuar në 21 Tetor, 2019 17:59

Një histeri kolektive ka mbërthyer Turqinë pas nisjes së operacioneve të luftës në Siri. Të gjithë po nxitojnë të deklarojnë mbështetjen e tyre për vendimet e Erdoganit, duke përshëndetur ushtarakisht.

Që nga fëmijët e vegjël, sportistët dhe zyrtarët e lartë janë shfaqur duke nderuar me përshëndetje ushtarake, në paraqitjet publike. Kësaj liste të gjatë i’u  shtua edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Gjatë vizitës së tij në shkollën ku u diplomua, studentët e pritën me përshëndetje ushtarake. Siç tregohet në videon e mëposhtme, kur ministri hyri në dhomë, të gjithë studentët u ngritën në këmbë, e përshëndetën ushtarakisht dhe kënduan himnin e shkollës.

Në fjalën e tij, Hulusi Akar theksoi rolin e rëndësishëm të arsimit. Ai gjithashtu iu referua çështjes së disiplinës, duke thënë se disiplina është e nevojshme kudo, jo vetëm në ushtri, ndërsa këshilloi studentët të kujdesen për lidhjet familjare. I pyetur nga një student për operacionet në veri-lindje të Sirisë, Akar u përgjigj se "siguria dhe interesat e vendit janë jetike. Në këtë kontekst ne nuk do të lejojmë asnjë rrezik dhe kërcënim për kufijtë tanë dhe njerëzit tanë në jug të vendit ".

Fillimisht ishin futbollistët e Kombëtares së Turqisë që në ndeshjet e Evropianit me Shqipërinë dhe Francën bënë këtë gjest. Përshëndetja ushtarake ka marrë një dimension histerik, ku sportistë të garve të ndryshme tregojnë solidaritetin e tyre me politikën e Erdoganit. Së fundmi edhe në Kosovë, fëmijë të një shkolle në Prizren përshëndetën ushtarakisht duke mbajtur flamurin turk.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Nuk eshte histeri por atdhedashuri dhe gatishmeri, te cilen populli turk e ka treguar shume here, biles keta civile e treguan edhe kur i dolen tankeve perpara duke mposhtur pucistet.
Mjafton qe nuk e "mposhtin" armikun me kenge me cifteli dhe me polifoni sic e kane zakon shqiptaret, duke ia numeruar te gjitha nje nga nje ketij te parit.
Perse te mos jene gati? Ushtrine e kane, fuqine e kane dhe po ashtu edhe shtetin, nje shtet te mrekullueshem qe me industrine, infrastrukturen, arsimin dhe shendetesine ia ka kaluar shume shteteve ne BE. Por, kur ju degjoni brockullat Agron Gjekmarkajt per krahasimin e tij te Shqiperise me Turqine......vaj medet. Mirditen me Konduzin e Afganistanit po. Keto dy te fundit i bashkojne shume gjera.

Submitted by redaksia on

Shkrimi nuk referon kund opinionistë shqiptarë apo teza të tyret. Ndaj nuk ka shumë vend vërejtja Juaj. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Turqia ka nevoje per konflikte te vazhdueshme, sepse jane nje teresi kombesh brenda, te cilat unifikohen vetem permes konflikteve me jashte. Pa llogaritur qindra mijra deri miliona shqiptare, qe kane gjetur aty strehim pas LI2B, e te cilet gjithashtu jane ne proces turqizimi si gjithe te tjeret. Pa konflikte te vazhdueshme Turqia shperbehet. Dhe kjo eshte ne dem edhe te Europes dhe Amerikes. Ndaj ky vend mbetet nje diktature, sic shifet edhe ne filmin me siper, nje diktature edhe per dekadat dhe shekujt e ardhem.
Kurdet i kane shpetuar asimilimit ne mase, ngaqe jane ne nje numer te madh, gjithashtu asimilimit i kane rezistuar dei tani edhe nja dy komunitete te tjera te vogla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.