Tentativë për të ruajtur Seriozitetin e BE me letra për Shqipërinë

Postuar në 03 Tetor, 2019 18:33

Krerët e vendeve të Bashkimit Europian u kanë nisur një letër vendeve anëtare të Bashkimit Europian të mos ekspozojnë BE-në në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin, nisur nga situata e krijuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilave u premtuan qershorin e kaluar hapjen e negociatave, por skepticizmi i disa vendeve kryesisht për Shqipërinë vë në diskutim seriozitetin e vetë Brukselit. 

Letra

Qershorin e kaluar ne ramë dakord për të marrë një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të antarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, jo më vonë se tetori i 2019-ës.

Bashkimi Europian ndodhet përpara një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani të hapë negociatat e antarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është një provë për aftësinë e Unionit në përmbushjen e premtimeve dhe vizionin drejt të ardhmes.

Bota jonë po i nënshtrohet ndryshimeve të shpejta. Nëse BE dëshiron të ruajë rolin e saj në arenën ndërkombëtare dhe të mbrojë interesat e veta, ndërmarrja e hapave drejt intergrimit të atyre vendeve europiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kriteret për nisjen e procesit të antarësimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë çfarë i kemi kërkuar ne të bëjnë. Për arritjen e tyre janë dashur përpjekje domethënëse nga qytetarët, për të cilët perspektiva europiane ka qenë një burim i madh motivimi dhe vendosmërie.

Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë punë shumë të vështirë për reformat gjatë kësaj rrue. Antarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet të vetëdijshme për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së duhet të thellohet që të shkojë paralel me zgjerimin në interes të përbashkët të qytetarëve europianë dhe atyre të vendeve kandidate. Besojmë se tani është koha të hapen negociatat e antarësimit për të dy vendet.

Comments

Submitted by t (not verified) on

Ne jemi te denje per bashkimin e shteteve afrikane jo per BE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.