Opsion që aeroporti i Vlorës të ndërtohet nga shteti

Postuar në 16 Shtator, 2019 20:10

Pas raportimeve në media se Aeroporti i Vlorës mund të merret me koncension për 35 vite nga ndërmarrja e Aeroportit të Pulias në Itali, qeveria organizoi në Vlorë një ceremoni për të prezantuar projektin e këtij aeroporti të bërë publik edhe më parë, ndërtimi i të cilit sipas kryeministrit nuk përjashtohet të kryhet nga vetë shteti.

“Tani që kemi projektin, kemi dhe opsionin e përfshirjes qysh në fillim të një kompanie serioze ndërkombëtare për ta ndërtuar dhe pastaj për ta operuar. Kemi dhe opsionin për ta filluar vetë ndërtimin, që të mos vonohemi përsëri, që të mos gjendemi përsëri përpara të papriturave që sjell çdo proces negocimesh dhe proces marrëveshjesh me palë të tjera. Ne kemi përcaktuar në buxhet një shumë për të filluar ndërtimin vetë si shtet dhe pastaj për të kaluar në një garë ndërkombëtare për operimin, pasi shtete nuk operojnë në aeroporte”- theksoi kryeministri.

Por PD reagoi, duke thënë se pas këtij projekti qëndron arkitekti  Marco Casamonti dhe se Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian. 

“Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai”-theksohet në deklaratën e PD.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Me mire keshtu, vetem turqit te mos e ndertojne. Shpresojme se edhe cmimet i kane njesoj si ato te Rinasit ku gjermanet na i shisnin biletat sa frengu pulen.
Ne per Perendimin dhe la familia europea japim gjithe Shqiperine. Ky popull nuk ankohet kurre kur "latini" ia leron edhe para edhe mbrapa. Franca talli bythen me himnin kombetar dhe nuk u degjua asnje "patriot" anal list, asnje faqezi nga tifozat e kumtares qe i lepihen LorikCan Italjanit e asnje fytcjerres i media (sic bejne kundra Turqise) te thote nje fjale. Pse? Sepse nuk e kane per gajle as cnderimin dhe as keq trajtimin, Jane mesuar dhe e kane trashgimi identiteti e kulture.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rrini urte deri me 2024, sepse edhe kontrata e re e Rinasit mbaron me 2014-en. Pastaj duhet te rinise gjithshka nga e para dhe te mos lejohen gjermanet e kushdo tjeter te lidhin te tilla kontrata monopoliste dhe skllaveruese, te cilat -po te behen te njohura ne shtypin e huaj- i ngarkojne me faj ligjor dhe moral gjermanet dhe cdo dallkauk tjeter si 'ta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.