Politikë e vërtetë shtetërore: Një shqiptar është i barabartë me një socialist

Postuar në 11 Shtator, 2019 11:40

Artan Lame ka njoftuar reformimin e institucionit që drejton dhe kalimin drejt një strukture të re, më efiçente siç thotë ai. Përmes një deklarate për shtyp, zoti Lame gati sa nuk është ndjerë krenar për Agjencinë e Kadastrës – që është shtetërore në titullim – duke bërë thirrje për shokët e partisë që të mos ndërhyrjnë për punësime.

Ju lutem të gjithë miqve, të njohurve, të afërmve përfshirë gruan dhe prindërit e mij, kushërinjve, deputetëve e ish-deputetëve, ministrave e ish-ministrave, të majtë e të djathtë e të qendrës, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti shqiptar, kadastra shqiptare dhe unë duam profesionistë, jo miq.

Në Kadastër ka me qindra profesionistë kokëulur, ka me dhjetra shefa e drejtorë që janë bërë të tillë pa futur mik, por thjesht me forcat, krahët dhe mendjen e tyre.

Të gjithë kërkojmë të zgjidhim nyje e pronës dhe nyja e pronës zgjidhet vetëm me profesionalizëm; dhe pastaj, të njëjtët njerëz që ankohen për çfarë kanë hequr, më kërkojnë me aman e me derman të fus në punë njërin a tjetrin jashtë profilit. O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat e miqtë, të dyja nuk bëhen dot! Së bashku po e nisim edhe këtë reformë dhe vetëm së bashku mund ta çojmë atë përpara

është shprehur Lame.

Duke lutur miqtë e partisë që të mos kërkojnë punësime, z. Lame në fakt ka përgënjeshtruar të ashtuquajturën reformë në administratë që shenjoi premtimin elektoral të këtij mandati të socialistëve. Fundi i fundit, pas koncesioneve për gjithçka, vetëm administrate mbeti por aty shokët socialist kanë çaluar keq sepse ata përfaqësojnë epideminë e mikut dhe të shokut, të koniunkturës dhe padrejtësisë në këtë vend.

Britma e Lames është avokati paradhënie për dështimin e mundshëm nesër, ndërohë që zotëria gjeti kurajën të na thotë se pot ë jetë për të një shqiptar është I barabartë me një socialist. Nuk është pak dhe z. Lame mund ta paguajë për këtë pikëvështrim revolucionar që është negacion i segregacionit real që dominon punësimin në Shqipëri.

Comments

Submitted by HAmit Matjani (not verified) on

Po ka marr fund ky vend dhe surrati jot i shpifur tall bythen me miletin. I pari ti nuk duhet te punosh ne ate institucion se nuk ke arsimin perkates, por je vene aty se i duhesh partise. Me pak fjale nese ndonjehre albanistani do behet shtet ti dhe soji jot i ndyre do kalbeni ne burg per ato qe keni bere deri sot , se me ato qe doni te beni neser duhet tu varin ne litar dhe tu sekuestrohen pronat edhe komshinjve qe pranojne te jetojne ne nje pallat me shkerdhata si ti. Rracmuter shamikuq.

Submitted by Tahir Gashi (not verified) on

Deri me tani, talebanet e Pashallekut te Tiranes, kane derguar ne koshin e plehrave mbi 200 milion euro per zgjidhjen e prones!
Ka mbi 10 mije te vrare per ceshtje prone!
Por jo vetem prona!
Gjeni vetem 1 fushe qe talebanet e Tiranes e kane rregulluar?!
Para kllounit Artan Lame , kishim Sonila Qaton!
Por me gjigandi ne Tirane eshte aktori me i madh i Estrades Kombetare, naltmadhnia e tij Sali, perfaqesuesi i ish pronareve!
Zbatuesi I ligjit bolshevik 7501!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.