Erdogan kërcënon sërish Europën

Postuar në 09 Shtator, 2019 14:22

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar të tjera  kërcënime për Europën në lidhje me refugjatët. Në një takim me mbështetës të tij në Malatya ai tha se nëse vendi i tij nuk do të merrte mbështetjen e nevojshme financiare, do të hapte kufirin për më shumë se 5.5 milion refugjatë.

"Nëse nuk na jepet mbështetja e nevojshme në këtë luftë, ne nuk do të jemi në gjendje t'i parandalojmë 3.6 mln refugjatë  sirianë dhe 2,000,000 refugjatë të tjerë të arrijnë në kufijtë tanë nga Indlib"- tha Erdogan.

Qëllimi i presidentit turk është të krijojë një zonë të sigurisë në veri të Sirisë, për të zhvendosur rreth 1 mln refugjatë në kampe të financuara nga fondet e BE-së, diçka për të cilën BE nuk po i përgjigjet. "Do bëjmë atë që duam përndryshe do hapim kufirin"-përsëriti Erdogan, duke shtuar: "Ose do ta ndajmë këtë barrë ose ne do të hapim kufirin". Në në fund, ai përsëriti se vendi i tij ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për refugjatët sirianë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ketu mustaqeziu ka te drejte, cfar do te thote, qe EU-ja duhet te japi para, qe refugjatet arabe dhe afgane te kthehen ne vendet e tyre. Ngritja e kampeve ne jug-lindje te Turqise per sirianet, dobeson perpjekjet per ngritjen e nje shteti kurd ne ate zone ne te ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.