S'ka revolucion. Me kismet, zgjedhje të parakohshme në pranverë

Postuar në 04 Shtator, 2019 01:39

Partia Demokratike ka hequr dorë nga revolucioni. Ajo tashmë ka objektiv zgjedhjet e parakohshme pa asnjë kusht. Ne Ramën, pa Ramën, duhen zgjedhje. Madje siç duket kur të dojë shumica, mjafton që të quhen se janë të parakohshme. Këtë ka bërë të ditur në një intervistë për News24, nënkryetari i partisë, Edi Paloka, që ndër të tjera tha:

Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera. Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Deri në pranverë, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

13 tetori ishte një datë perfekte edhe për vetë Ramën, që do të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi. I vetmi që propozon datën është presidenti dhe nëse presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese

sqaroi nënkryetari i partisë opozitare.

Asnjë analizë për atë që ndodhi, asnjë fjalë për dështimin spektakolar të pranverës që lamë pas, asnjë pipëtimë për tezën “s’ka zgjdhje me Edi Ramën kryeministër”. Vetëm një kthesë për të riintegruar PD-në në sistem, në atë sistem të cilin e anatemoi dhe e shpalli antikushtetues, kriminal, mafioz etj..

PD-ja nis zyrtarisht pra fazën e lypjes së zgjedhjeve të parakohshme në këmbim patjetër të syve qorr dhe veshëve shurdh për aferat e qeverisë dhe për reformën në drejtësi. Kush e futi në këtë derxhe? Kursi i vet kundër sistemit? Jo. Thjesht dobësia e saj dhe implikimi i gjithënashëm. Në fund të fundit një gjë u kuptua nga kjo krizë: kemi një kryetar PD-je që nuk shkon dot më shumë sesa një zëdhënës dhe një president komik, të cilit zyra ku e kanë vënë të rrijë e bën të duket si partizani Meke.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Intuita e nje njeriu te thjeshte te con aty Qe zgjedhjet e ardhshme do te jene ne veren e vitit 2021, kurse bashkite do ti drejtoje PS deri ne vitin 2023. Per kete eshte mbeshtetja amerikane dhe kjo vendos piken! Per principe demokracie Amerika njihet qe i ka pas interesave te veta! Mjafton te kujtohen mbeshtetjet decisive te juntave ushtarake ne te kaluaren qe kane rrezuar qeveri legjitime!

Tani shtrohet pyetja: Kaq naive keta te PD-LSI, qe nuk e kane parashikuar kete? Ambasada USA ka qene e sinqerte qe ne fillim pozicionimin kunder strategjise opozitare dhe ne mbeshtetjen pa kufi per partine Socialiste , pa respektuar asnje kriter! Nuk e paska ditur PD Dhe LSI se forca e ambasades eshte absolute ne kete vend? Se ambasadat amerikane qendrojne mbi kushtetutat e shume vendeve??

Nqs PD ka qene e sinqerte (qe veshtire se mund te besohet) , atehere paskan qene shume naive ne ndertimin e strategjise. Paskemi opoziten me te trashe ne bote, ne kete rast!

Submitted by Pjeter Mustakuqi (not verified) on

Njerezit e thjeshte nuk ngopin barkun me buke , jo te merren me traplleqet e atyre qe nga kompjuterat e zyrave , ku paguhen me taksat e gjithe shqiptareve , vjellin vrer kunder popullit te tyre , per shkak se punedhenesit e tyre nuk duan qe ky vend te eci perpara. Nuk arrij ta kuptoj si mund te pajtohesh me kete gjendje ku ndodhet shqiperia , vetem se merr nje rroge sot te cilen mund ta humbasesh neser se nderrohen hajdutet ne krye te shtetit. Te thone komunistet se ambasada amerikane , te cilen e kane shaqe e sulmuar per 5 dekada, eshte mbi kushtetuten e vendit , kjo eshte e padegjuar. Keto per 45 vjet pa ligje e kushtetute me bindjen e verber ndaj komunisteve , kryen krimet me monstruoze ne rruzullin tokesor dhe sot shesin moral .
Me pak fjale kuminizmi eshte murtaje , por komunistet shqiptare jane tua shkerdhesh faren e fisin deri ne brez te 7-te.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.