Pozë alla Casablanca në Biarritz

Postuar në 26 Gusht, 2019 16:58

Liderët përendimorë janë tanimë të aftë të ofrojnë edhe shfaqje alternative përkundrejt zënkave të zakonshme për ekonominë dhe tarifat. Në mbyllje të Samitit të G7-ës në Biarritz të Francës, agjencia European Pressphoto ka publikuar një fotografi ku paraqitet zonja e parë e SHBA, Melania Trump me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, në një moment që ka ngjallur shumë interpretime.

Trump ngjan si e përmallur me kryeministrin kanadez, i përfolur shpesh në media si një lloj zhigoloje në sjellje. Po ashtu këndi i fotos e nxjerr presidentin amerikan, Donald Trump, bashkëshort i Melanias, si një plak që qëndron në krah të dy të rinjve që ngjajnë si një çift i natyrshëm. Gjesti i Melanias është me ngarkesë femërore dhe ofron kofidencë në vend të sjelljes diplomatike.

Nuk është çudi pse komentet kanë qenë të shumta, pasi në një detyrë aq të lartë njeriu ka për detyrë të kontrollojë edhe mimikën. Por këtë nuk e bën dot as Donaldi dhe as Melania, kuptohet secili për arsye të ndryshme.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.