Ditë e re, gënjeshtra të vjetra. Ku është padia për Bjarke Ingels, z. Basha?

Postuar në 22 Korrik, 2019 15:05

Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në faqen e vet në Facebook:

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre

Çfarë do të thotë kjo në terma konkretë? A mundet të tremebt dikush që po ndan 200-300 milionë euro nga një status i tillë? A mund të zbythet një kryeministër nga fjalët e dikujt të cilin e menaxhon si do për çdo projekt që ka kaluar? Sigurisht që Jo. Zoti Basha do të besohej pakëz më shumë nëse do të mbante fjalën që ka premtuar për përgatitjen e një padie ndaj arkitektit Bjarke Ingels. Lexoni se çfarë deklaronte ai pak muaj më parë:

Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në Prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz

Kjo në datën 27 korrik të vitit 2018.

Në muajin tetor 2018, kryetari i PD-së kishte këtë qëndrim:

PD nuk ka hequr dorë nga padia, por kallëzimi do të varet nga hapat që do të bëhen nga qeveria për Teatrin

Sot jemi në kushtet kur qeveria po përparon konkretisht në këtë drejtim, me akte administrative, zbrazje godine dhe ngritje grupi pune dhe negociim kontrate. Zoti Basha vazhdon me kërcënimin se një ditë ai do bëjë qametin. Këtë premtoi edhe z. Rama, mirëpo kur I erdhi zogu në dorë doli e tha se drejtësia është e kapur, ndaj prisni pak sa ta reformoj. Zoti Basha e kundërshton këtë lloj reformed he me gjasë ai nesër do thotë se duhet pastruar drejtësia nga të kapurit, ndërkohë që si stadiumi, si konçesionet, ashtu edhe Teatri do të jenë përfunduar. Si vallë nuk ka frikë kush nga z. Basha dhe kredoja e tij morale? Si ka mundësi që asnjë biznesmen nuk i tutet një opozite që premton se do vërë ligj dhe shtet?

Ka vetëm një përgjigje: Tepsia vazhdon. Ajo ka brenda në tavë të gjithë, pavarësisht Teatrit të shëmtuar që na serviret përditë.

Comments

Submitted by Halil Branica (not verified) on

Po mire ti qe shkruan kete artikull ke ndonje ide se si mund te paditet kyu arkitekti belg? Po pse duhet te paditet ? Çfare ka bere ky arkitekti qe te paditet?
Po jeni ne vete mo apo keni pjerdh nga trute e kokes!?
Po pse more debila , gjithmone fajin na e kane te tjeret per punet tona. Kryemashtruesi vjedh duke shitur pronat publike per 5 leke privateve me pretekstin se do ndertoje Teater te ri, ky hajvani thote padisni Arkitektin qe i ka bere projektin.
Po pse nuk padisni kryeministrin dhe kete zogun e kurves se fiqve qe po e shnderrojne Tiranen ne geto , po merreni me Bjarke Ingels? Apo qi qi t'emen te shkruajme edhe ne ndonje budallallik ,se eshte ne mode.
Mjere Shqiperia ku e degdisen nje tufe horrash dhe jo pak faj kane media dhe te shkolluarit se intelektuale sak pas asnjehere ky vend.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Per te qene korrekt, Bjarke Ingels nuk rezulton askund ne dokumentet shqiptare. Ligji special i amenduar e heq edhe koncesionin e pakerkuar, ndersa Bjarke vete eshte terhequr me shume gjasa nga projekti.

Per cfare konkretisht mund te hidhet ne gjyq ai ne kete moment?

Submitted by redaksia on

Zoti Basha eshte pyetur posacerisht per kete gje ne veren e vitit te shkuar dhe ka thene se zyra juridike e PD-se po pergatit padine per arkitektin Bjarke Ingels. Nese z. Ingels eshte terhequr kete nuk e dime, sepse perndryshe edhe projekti do te ishte tjeter. 

Sot z. Basha perserit se do coje ne burg, apo para drejtesise arkitektet. Ca rendesie thelbesore ka nese padia do jete per z. Ingels, kur vete z. Basha nuk eshte serioz dhe as i besueshem ne ato qe deklaron? Dhe c'eshte me e keqja: kur duket se nuk e ka as seriozisht kete qe thote? 

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ligji i miratuar ne fillim te korrikut te 2018-es, dhe ai ne fund te tetorit 2018 jane te ndryshem. Mbi te gjitha heqin emrin e firmes dhe projektit te gatshem. Zyrtarisht projektet do paraqiten tani, me komisionin e ri, deri ne 19 shtator.

Me gjasa do jete arkitekt komplet tjeter ai qe do konkurroje tashme.

E vetmja gje jo serioze ne kete mes do ishte te hidhte padi ndaj nje akti qe nuk ka ndodhur.

Submitted by redaksia on

Me duket e pabesueshme qe projekti i Ingels te terhiqet edhe per faktin se do te ishte dem ne imazh per kompanine e z. Ingels qe e ka publikuar ate ne faqen zyrtare. Ndryshimet qe u bene jane kozmetike sa kohe qe veshtire se ndonje kompani tjeter do te hyje ne gare me keto kushte dhe situate pronesie. 

Por gjithcka eshte e mundur dhe nese eshte keshtu, atehere e kemi Ne gabim. Dhe e pranojme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.