David Phillips për VOA: Keqardhje që SHBA lejoi shpërfytyrimin e demokracisë

Postuar në 02 Korrik, 2019 19:04

Drejtori i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia në New York ka adresuar kritika ndaj qëndrimit që Shtetet e Bashkuara mbajëtn lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

“Qeveria e SHBA-së duhet të këmbëngulë që ata të kenë një alternativë, përpara se t’i çertifikojnë zgjedhjet dhe të thonë se janë të lirë e të drejta. Ka ndodhur një shpërfytyrim i demokracisë nga qeveria shqiptare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur një sy lidhur me këtë. Mendoj se është për të ardhur keq që SHBA-ja e ka lejuar këtë të ndodhë. Këto zgjedhje duhet të ribëhen më 13 tetor. Duhet kaluar nëpër një proces të besueshëm për t’u përgatitur për zgjedhjet në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë një zë. Përndryshe këto zgjedhje do të shënojnë vdekjen e demokracisë në Shqipëri dhe jo një hap tjetër drejt demokratizimit të vendit”-thekson Phillips për VOA.

Si njohës i çështjeve të Ballkanit, Philips thotë se përgjegjësia kryesore për këtë situatë i takon kryeministrin, por sipas tij ky duhet të jetë edhe një moment reflektimi për opozitën.

Këto nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, nuk kishte zgjedhje. Këto janë zgjedhje të llojit që do të organizonte Ramiz Alia dhe Enver Hoxha. Shqipëria është kthyer në një vend me një parti shtet. Nuk ka mendim ndryshe. Nuk ka asnjë mundësi për opozitën për të shprehur pikëpamjet e saj. Edi Rama është përpara një zgjedhjeje të rëndësishme: ose do të hyjë në histori si autokrat i një shteti të dështuar ose do të këtë mundësinë të bëhet burrë shteti duke i bashkuar njerëzit, duke u ofruar atyre zgjidhje dhe falë forcimit të demokracisë. Zgjedhja i takon atij. Shpresoj që ai do të veprojë në emër të popullit dhe kombit shqiptar. Opozita duhet të reflektojë me kujdes lidhur me rolin e saj. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është politikë. Bojkoti nuk ka të bëjë me demokracinë. Nëse Partia Demokratike dëshiron të fitojë më shumë mbështetje nga njerëzit, ajo ka nevojë të paraqesë një alternativë të besueshme”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Oh, e lenduat shume shtetin amerikan zoti Filips! Ja, prite kur pas disa muajsh te kerkoje falje zyrtare per qendrimin e gabuar te disa prej zyrtarve te tij ne Shqiperi, ne lidhje me zgjedhjet jo-ligjore te 30 qershorit! Tipike amerikane, bej zullum e kerko falje!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shba ka shume vite qe shtetin Shqiptar ja ka besuar Atyre qe per 45 vjet masakruan Eliten e popullit Shqiptar dhe shume Ambasador si te Shba dhe te Evropes jane koruptuar me para dhe e lane popullin shqiptar si nje eksperiment per te pare se cfare mund te ndodh ne nje popull kur ska buk kur ska pune kur per femijet nuk ke para per ti kuruar dhe i shikon se si vdesin para syve pa shpres se si largohen nga vendi se dita e neserme eshte e temershme,perse te gjitha keto doni dhe i shikoni,dhe ne fund njeri thote,Me mire nje vdekje e temershme se sa nje vdekje pa fund.dhe ju mbyllet syte dhe na late vdekje pa fund,ku jeni dilni tju shikojm sa poshte keni rene une jam nje nga ata persona qe kam valvitur flamurin Amerikan,ne mes shume flamureve te tjere se kisha shpres tek demokracia.Amerikane por cfare po ndodh nuk e besoj.

Submitted by Aqif (not verified) on

Gjejeni nje shtet ne keto gjashte kontinente ku SHBA ka derguar demokraci, e pastaj flasim.
Ne A Latine kjo fuqi imperialiste cdo dollar qe vjel nga Tycoonet e saj e ka te lyer me gjak. Keshtu eshte edhe Shqiperia per keto shtete pergjat ketyre 30 viteve, e kane kthyer ne nje vend banditesh e kotrabandues droge.
Ne Kosove e njejta6gje, instaluan kriminele lufte dhe vrases bandat qe operojne ne fis, njesoj si ne Afganistan. Ne Libi mbeshtesin dhe armatosin kriminelin Haftar, pasi vrane Gaddafin dhe dogjen Libine derguan ndrikullen Killary duke dalur ne TV e duke thene: " we came, we saw he died"!
Por faktikisht bushtra Hillary nuk vrau Gaddafin por popullin Libyan. Populli shqiptar?!
Eshte popull qe beson ne putsa, njesoj si cifutet ne kohen e Moisiut qe I besonin vicit te argjendte dhe Zoti I ndeshkoi per qindra vite te endeshin neper shkretetire. Shqiptaret Jane mire keshtu qysh Jane dhe te bashkuar reth ambasadoreve apo Administratorit te SHBA se ne Tirane do te cajne CDO blockade. Anal istet sharlatan si David Philipsi na sjellin aroma demokracie, ka munguar edhe pjatalaresi Ilir Demalia pa u degjuar qe na kujton Faik Koniqen me uleritjet e tij ne ora news ndonjehere.

Duhet te harxhojme sa me shume buxhet ne Statuja te tjera te kasapeve te Washingtonit, se Hillarite, Bushet, Clintonat etj Jane pak. Nje si ajo e Bibit per momentin do te ishte me vend pasi PD i ka premtuar se ne rast se vjen ne pushtet do te leviz ambasaden ne Al Quds.
Ky eshte shqiptarizmi, soj qe pjell veteskllaveri pervec servilizmit te pershtirosur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.