Misioni i BE-së ja kalon edhe qeverisë: Përgjegjësi për zgjedhjet edhe nga ata që bojkotojnë

Postuar në 28 Qershor, 2019 12:30

Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka komunikuar sot një qëndrim për zgjedhjet lokale duke u pozicionuar hapur në favor të shumicës në pushtet. 

Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen

thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Misioni në fjalë ka dalë kundër akteve të Presidentit të Republikës që dekretoi 13 tetorin si datë zgjedhjesh. Por kjo është njëra anë e problemit, pasi të paktën këto tre vitet e fundit është parë se unioni ka dështuar në menaxhimin e situatave të ndryshme dhe të krizave lokale. Ana tjetër është ngarkimi me përgjegjësi i të gjithë aktorëve politikë për mbarëvajtjen e votimit. Ky është një qëndrim korrekt, por që nuk i ndihmon një situate anormale në të cilën po imponohen zgjedhje dhe nga e cila po dëmtohen të gjithë, përfshirë misionin në Tiranë që është një aneks pranë qeverisë.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

sikur ne disa bashki as PS-ja te mos nxirrte kandidate. Te kishin zgjedhesit ne dispozicion vetem nje flete bosh pa asnje kandidat. Me siguri delegacioni i BE dhe ambasadat do benin thirrje qytetareve per te votuar, si menyra e vetme e integrimeve europiane te Shqiperise!

Deri tani PS-ja po ben lojen e tyre, ishalla e braktis edhe PS-ja kete loje (megjithese e pamundur duket) dhe keshtu te dale tamam fytyra e vertete e ketij sistemi politiko-social te imponuar nga faktore te huaj!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me vone BE-ja nga Brukseli, kur te kritikohet per kete deklarate te misionit te saj ne Tirane, do te thote: oh, nuk kemi qene ne dijeni fare, ishte nje gabim i delegacionit tone ne Tirane, ndaj te cilit do marrim masa. Vete delegacioni do justifikohet: oh, ne nuk thame "merrni pjese ne votime me 30 qershor", jo-jo, ne thame vetem kujdes mbani qetesi ju qytetare qe do te shkoni ne keto votime te 30 qershorit; kaq, ne nuk kemi nderhyre ne punet e brendshme te shtetit shqiptar! Pika delegacion!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.