Zbulohet elaborati "Dëbimi i palestinezëve"

Postuar në 20 Qershor, 2019 14:09

Media të ndryshme në Izrael dhe në Lindjen e Mesme i kanë lënë vend një zbulimi arkivor të bërë nga një doktorant i historisë hebreje në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, Omri Shafer Raviv, sipas të cilit Izraeli ka ndjekur politika shtetërore për largimin e palestinezëve nga territoret e tyre. Sipas zbulimeve dokumentare në fjalë, çdo gjë nisi pas Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967, kur pasi trefishoi territorin e vet, TelAvivi zyrtar mendoi të bënte spastrimin e etnik të tyre.

Për këtë qëllim, kryeministri i kohës, Levi Eshkol krijoi një Komitet Profesorësh mes të cilëve bënin pjesë sociologu i njohur Shemuel Noah Eisenstadt, ekonomisti Michel Bruno, emografi Roberto Baki dhe matematikani Aryeh Dvoretzky, të cilët u dërguan në territoret e pushtuara për të bërë studimet e nevojshme. Detyra që iu dha Komitetit të Zhvillimit dhe Administrimit të Territoreve, mbiquatur si Komiteti i Profesorëve, ishte “krijimi i një trupe për planifikim afatgjatë në territoret e pushtuara”.

Profesorët bashkë me ekipet e tyre të kërkuesve u dërguan në fshatra, qytete dhe kampe refugjatësh për të intervistuar palestinezët për jetën e tyre, nevojat dhe dëshirat

raporton revista “972”.

Sipas studiuesit Shafer Ravivi, synimi tjetër ishte të kuptoheshin më mirë palsetinezët në ëmnyrë që të gjendeshin rrugët e duhura që ata të mos i rezistonin regjimit ushtarak izraelit duke kërkuar edhe rrugët e inkurajimit të ikjes së tyre.

Ato vite përcaktuan tonin e politikës së Izraelit, ashtu si duket ajo sot

citohet Shafer Raviv.

Në atë kohë në Perëndim dominonte teoria e modernizimit, por izraelitët e gjetën atë të papërshtatshme për interesat e tyre, për shkak se kjo teori sugjeronte që modernizimi i komuniteteve do të ishte një përgjigje ndaj komunizmit. Në rastin e Izraelit vëzhgimet konfirmuan gjëra të tjera në kuptim të interesit të shtetit të ri.

Kërkuesit bënë një dallim mes të rinjve në qytete që priren drejt shekullarizmit dhe arsimimit dhe që janë më të prirur për të marrë pjesë në politikë si kundërshtarë të brezave më të vjetër, që janë më pak të interesuar në politikë, më tradicionalë, fetarë dhe agrarë. Këta të fundit u panë si kërcënim, ndërkohë që stili jo politik i jetës së tyre duhej të inkurajohej

thotë Raviv.

Duke kërkuar të kishte popullsi paqësore dhe inactive, Izraeli do të inkurajonte aspektin tradicional të shoqërisë palestineze por duke mbajtur nën vëzhgim aktivizimin politik të individëve të saj. Një tjetër mënyrë për të rregulluar aspekin demokgrafik, ishte të kuptoheshin arsyet e emigrimit palestinez që ishin ekonomike. Që këtej Izraeli e pa me interes mbajtjen e normave të larta të papunësisë në Bregun Perëndimor me shpresë se palsetinezët do të iknin drejt Kuvajtit apo Jordanisë.

Ky parashikim rezultoi i rremë. Është e vërtetë që një pjesë e palestinezëve ikën, por pas disa vitesh ata po kërkojnë të kthehen sërish në vendin e tyre. Një tjetër aspekt i paparashikuar ishte modernizimi i detyrueshë që sillte jeta e gjatë në kampet e refugjatëve.

Në brezin e dytë të palestinezëve që ishin rritur në kampe analfabetizmi ra nga 70% në 7%

shton Raviv.

Ndonëse nuk ka një provë historike se rekomandimet e Komitetit të Profesorëve u adoptuan si politikë shtetërore, sipas historianit në fjalë fryma e tij dallohet ende sot. Ky lloj dokumenti na kujton projekte të ngjashme në Ballkan, por me metoda shumë më të zbutura sesa deportimi në masë, apo vrasjet masive siç kanë bërë p.sh serbët, populli me të shkuarën politike më kriminale në rajonin tonë.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Eshte fatkeqesi qe Serbia nuk ndoqi te njejten politike si Israeli ne Kosove, sepse po ta kishte bere nje gje te tille, kosovaret do ta kuptonin me mire se c‘fare do te thote pushtim dhe nuk do te ishin kaq shume proisraelit.
Serbia nuk ua rembeu pasurite dhe ne rajonet e policise neper qytetet kosovare mbante rendin dhe qetesine vetem me nje polic te etniseserbe. e jo si Israeli me mijera ushtare;
Administrimi serb ne Kosove ishte zhvillim e jo pushtim

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.