Ministri i Brendshëm njofton shkrirjen e policive bashkiake të përfshira në akte dhune

Postuar në 19 Qershor, 2019 14:54

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka bërë thirrje ndaj të gjithë personave që po sulmojnë mjediset e KZAZ-ve të heqin dorë nga aktet e dhunës. Ministri ka njoftuar se “askush nuk do të tolerohet”, ndërkohë që ka shtuar se qeveria shqiptare ka vendosur të shkrijë disa njësi të Policive Bashkiake që janë përfashirë në aktet e fundit dhe në sulme ndaj institucioneve publike.

Lleshaj ka bërë një apel edhe për prokurorët dhe gjykatësit e zonave ku po ushtrohet dhunë që të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin.

Kjo është një luftë e shtetit me antishtetin

tha Lleshaj.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo mer Jo ene kete e ke bo !!!!! Po sikur te shkrijme ate policine e inkrimnuar e te vene ne sherbim te narkotrafikanteve dhe krimineleve? Po kush hamamin te duket vetja more kar me zile. Je tu fol keq or cun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.