Danke Peter! Nuk do jetë protesta e fundit

Postuar në 08 Qershor, 2019 22:44

Ndonëse nën presionin e drejtëpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara opozita mbajti protestën e 8 kombëtare para kryeministrisë ku sërish dominuan flamujt e PD dhe ata të Gjermanisë.

Në protestë nuk munguan parrullat falenderuese për gazetarin e Bild, Peter Tiede, i cili nxori përgjimet e Dakos me Avdylajt. Vetë Basha theksoi mbështetjen që opozita ka nga Berlini për largimin e Edi Ramës.

Kryetari i PD ia njohu protestave të opozitës meritën për anullimin e datës së zgjedhjeve, por gjithsesi e quajti një hap të parë dhe të vogël për largimin e Edi Ramës, duke thënë se beteja për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme do të vazhdojë.

Me shumë gjasë kjo betejë do të vazhdojë me të tjera përgjime që pritet të bëhen publike. Vetë Basha e la të nënkuptohet këtë gjë pasi përmendi të tjerë emra si Ymer Lala apo Damian Gjiknuri të cilët përflitet se janë të përfshirë në biseda për zgjedhjet e 2017 së bashku me kryeministrin.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Jane dy gjera qe berishistet PDiste (shumica malesore settlers ne Tirane e Durres) genjejne veten me iluzione boshe:
E para, flamujte e Gjermanise dhe te SHBA nuk do ta shfarosin korrupsionin.
E dyta, keta flamuj nuk do te sjellin ne pushtet hajdutet dhe kriminelet berishiste apo me sakte banden e PD se.

Sistemin e drejtesise e shkaterroi Saliu me Partine e tij qe beri Prokurore e gjykates njerez me kursin 6 mujor tek plepat ne Durres dhe u dhuroi diplomat e masterat me fallsifikime.
Ne burg duhet te shkojne prokuroret qe dhuruan incizimet tek kjo gazete e nuk urdheruan arrestimin e Dakos sic nuk edhe kane bere me kriminelet e Gerdecit dhe abuzimet e tjera nga PD

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.