Padi BE-së për krime kundër Njerëzimit në Libi

Postuar në 04 Qershor, 2019 14:20

Bashkimi Europian është paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë për krime kundër njerëzimit në Libi. Dokumenti prej 245 faqesh është përpiluar dhe depozituar nga dy autorë, Juan Branco, ish-punonjës në Gjykatën në fjalë por edhe në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe Omer Shatz, një avokat izraelit që jep mësim në një universitet në Paris. 

Nën akuzë janë Gjermania, Italia dhe Franca për të ashtuquajturën politike frenuese të adoptuar pas vitit 2014 që parashikon riatdhesimin e refugjatëve të kapur në det. Si pasojë e kësaj politike, autorët thonë se kanë vdekur, janë torturuar, apo kanë qenë objekt dhune 40 mijë njerëz, për shkak se ata janë riatdhesuar në një vend që është i përfshirë nga lufta. 

Autorët janë mbështetur edhe mbi dokumente zyrtare si p.sh raporti i Frontex, organizata europiane që ruan kufijtë e jashtëm të BE-së, sipas të cilit shpëtimi i njerëzve në det nga autoritetet italiane mund të sjellë më shumë viktima për shkak se kthimi i tyre shoqërohet me kërcënim për jetën. 

Me synim frenimin me çdo kusht të fluksit migrator nga Libia…dhe në vend të zbarkimit të tre të sigurtë siç e kërkoj ligji, BE-ja po orkestron një politikë të transferimit me forcë drejt kampeve të ngjashme me ato të përqendrimit në Libi ku janë kryer krime mizore 

citohet dokumenti. 
Po kështu aty theksoht se politika e vënë në zbatim nga BE që nga viti 2014, përfaqëson sulmin më vdekjeprurës kundër popullsisë civile që Gjykata ka shqyrtuar ndonjëherë. Sipas autorëve BE-ja dhe shtetet anëtare, zyrtarët e tyre kanë patur dijeni të plotë për pasojat vdekjeprurëse të sjelljes së tyre. 

Në dosje citohen kabllograme të Angela Merkel dhe Emmanule Macron ndonëse aty nuk përmen si të akuzuar direkt politikanë të caktuar. 
Situata e emigrantëve në Libi ka kohë që përflitet dhe ndërkohë Gjykata po heton për këtë çështje. 

Është një padi e paprecedentë por edhe me vend, pasi në ndryshim nga marrëveshja me Turqinë ku vepron një shtet që kontrollon territorin, rikthimi i refugjatëve në Libi ku zhvillohet një luftë civile është politikë cinike dhe kriminale. 

Pak muaj më parë edhe Human Rights Watch akuzoi BE-në për këtë që po bënte duke konfirmuar se politika e adoptuar në vitin 2014 ka prodhuar viktima. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Europa eshte shume e keqe. Rusia eshte shume e mire. I respekton shume te drejtat e njeriut. Sidomos ato te koreano-verioreve qe i perdorin si skllever neper kampe per te ndertuar me kosto te ulet dhe furnizuar Kimin me valute.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.