Abuzime të mëdha në buxhetin e Bashkisë së Stambollit

Postuar në 03 Qershor, 2019 17:40

Ekrem Imamoglou, kandidat i Partisë Republikane të opozitës për bashkinë e Stambollit, mban rekordin për qëndrimin më të shkurtër në detyrën e kryetarit të kësaj bashkie.  Qëndroi vetëm për 17 ditë në këtë post para se Presidenti Erdogan të urdhëronte ripërsëritjen e zgjedhjeve më 23 qershor.

Imamoglou thotë se ai nuk është i shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve që do të ripërsëriten, pasi është i bindur në fitoren për herë të dytë. Siç shkruan gazeta “The New York Times”, brenda 17 ditëve, që ai qëndroi në zyrën e kryetarit të bashkisë zbuloi dhjetëra dokumente të keqadministrimit dhe abuzimeve nga administrata e mëparshme e Bashkisë . Blerje makinash dhe miliona dollarë shpenzime nga zyrtarët lokalë.

Bazuar në të dhënat e konstatuara nga Imamoglou, fondet komunale ishin një pasuri e pashtershme për udhëheqësit politikë të partisë në pushtet dhe shpenzimeve të tyre personale, pavarësisht deficitit prej 4 miliardë Eurosh.

Por nuk është vetëm kjo. Imamoglou thotë se zyra e kryetarit të bashkisë menaxhon 40% të buxhetit të përgjithshëm të qytetit, ndërsa pjesa e mbetur 60% e buxhetit Stambollit menaxhohet nga 28 kompanitë private, të cilat menaxhohen direkt nga mbështetësit apo aleatët e Erdogan.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sikur ne Shqiperi qe buxhetin e shtetit se shpejti do e menaxhojne koncensionaret.

Submitted by Aqif (not verified) on

Abuzime ka kudo, ne cdo shtet te Botes, por te mos harrojme se republikanet ne Turqi abuzuan tej mase per dekada te tera ne cdo qytet Biles ne Stamboll kishte lagje me rruge e sheshe te pashtruara ku sot dallojne si nata me diten.
E sa per rivotimin e kandidatures, edhe ne Evrope Jane bere drivetime Biles, pa piken e turpit Brukseli nuk njohu referendumin e popullit grek kundra marries se huase nga FMN, nuk njohu referendumin Irlandez kundra zgjerimit te BE por e riperseriten, nuk njohu referendumin e Baskeve ne Spanje etj etj.
Perendimi para se te kritikoje te tjeret duhet te shoh veten ne Pasqyre, kjo gazeta e Washington Post te shoh njehere se si aferistet Amerikane pastrojne parate e pista ne bankat e Kosoves e pataj te flase per levat e Gulenit ne Turqi apo Republikanet qe deri dje Turqine e kishin bastion te ryshfeteve dhe korrupsionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.