Tatarët e Krimesë fshijnë nga librat e historisë bashkëpunimin me Hitlerin

Postuar në 10 Maj, 2019 16:27

Tatarët e Krimesë do të rishikojnë tekstet e historisë duke hequr prej tyre pjesë që i asociojnë ata me forcat naziste. Në tekstet e historisë së klasës së 10-të shkruhet ndër të tjera se:

20 mijë tatarë të Krimesë shërbyen me ushtritë hitleriane dhe 14 mijë të tjerë luftuan kundër partizanëve sovjetikë në Luftën e Dytë Botërore

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe konflikt etnik, Këshilli i Tatarëve të Krimesë, që është pro Moskës, ka vendosur ta heqë këtë pjesë nga tekstet e historisë. Çështja është shumë e ndjeshme për shkak të represionit sovjetik mbi tatarët, Stalini deportoi përtej Uraleve më shumë se 190 mijë tatarë si simpatizantë të nazistëve dhe shumica e tyre u lejuan të ktheheshin ën Krime vetëm në periudhën e fundit të Luftës së Ftohtë.

Popullsia turke përbën 15% të popullsisë së Krimesë dhe ajo i është kundërvënë në masë aneksimit të gadishullit nga Rusia, ndonëse në vitin 2014, presidenti rus, Vladimir Putin dekretoi rehabilitimin e tyre.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Njesoj si shqiptaret qe kane fshire nga lenda e mesimdhenies se historise bashkpunimin dhe bashkeqeverisjen e tyre ne Perandorine Osmane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.