3% e pallateve për banesa sociale, ndërtuesit: Do ankohemi në Kushtetuese

Postuar në 03 Maj, 2019 17:29

Shoqata e Ndërtuesve e kundërshton ligjin, i cili i detyron që duke filluar nga viti i ardhshëm, 3% të apartamenteve të ndërtesave të reja t’i jepen bashkisë si fond për banesa sociale. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, deklaroi se shumë shpejt do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Për ne që në vitin 2018, kur ligji është miratuar, e kemi quajtur ligj antikushtetues. Shoqata duke e quajtur këtë taksë antikushtetuese, i ka kërkuar një studioje juridike të na përgatisë materialin dhe së shpejti do t’ia dërgojmë në Gjykatës Kushtetuese për ta hedhur poshtë këtë ligj”, thotë Dervishi.

Dervishi ankohet për aplikim të taksave shumë të larta në Shqipëri  për sektorin e ndërtuesve dhe shton se taksa e radhës, që deklaroi një ditë më parë kryebashkiaku Veliaj, do të japë dy efekte negative në treg.

Do të sjellë një rritje të mëtejshme të çmimit të apartamenteve në treg, që në këto momente është goxha i rritur, kjo si rezultat i efekteve të tjera. Vendosja e 3 përqindëshit do ta rrisë vlerën e apartamenteve. Kjo do të ndikojë ndoshta në një krizë të sistemit, pra të krijimit të një stoku të ri, ashtu siç ndodhi në vitet 2020-2011, kur pati një stok goxha të madh”, shprehet Dervishi.

Nga ana tjetër, Dervishi deklaron se taksat që paguajnë ndërtuesit, nuk u kthehen në shërbime.

Normalisht, ne përveçse e paguajmë këtë taksë, e cila duhet të na garantonte që infrastruktura në objektin tonë të vinte aty, ne detyrohemi t’i bëjmë vetë shumicën, kabinën elektrike më vete, sistemin e ujësjellësit ta bëjmë vetë, sistemin e kanalizimeve ta bëjmë vetë. Në vende të botës, vende të zhvilluara, mund të ketë si këto taksa, por ata nuk bëjnë asnjë gjë për infrastrukturën”thotë ai.

Ndryshe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi në intervistën e dhënë për Tema TV shprehet se në Tiranë vërtet shpërngulen çdo vit 25 mijë vetë, por jo të gjithë janë blerës potencialë.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

pse merzitesh Beno...ko.unizmi e njeh tatimin e jashtezakonshem....por mos harroni se ai çuni Kadriut mburret se ju 10 fishoi taksen (me ate te infrastruktures) dhe ju heshtet...

Submitted by Sali Rrakadoqja (not verified) on

Ky eshte personi qe mori pa asnje baze ligjpre te bente punen e ALUIZNIT per verifikimet ne terren , vetem se e shoqja punonte me RIPJELLESIT . Eshte kryetar i Shoqates se Ndertuesve , dhe ka edhe nje post ne FSHF ne mos gaboj . 3% eshte shume pak, 15% tu merret edhe te rrine drejt hajduatat e mutit se keta e sollen vendin ne kete deregje. Marrin troje shteterore per ndertim me çime qesharake apo marrveshje te dyshimta dhe te kundraligjshme. Pastrojne leket e pista te mafies dhe na qahen per kaqe pake gje . Kur nuk pastrojne para mashtrojne njerezit duke ua shitur 5 veteve njeheresh apartamenetet dhe ikin çajne ferren si komitet qemoti. Ky Kolipi i Fiqve vetem kete e ka ne rregull qe kur mori Bashkine e Tiranes . Le po kur thote do ankohemi ne Gjykaten Kushtetuese!!!! Po ku e ke Kushtetuesen mor idiot, akoma se ke marr vesh qe ka ikur per lesh e nuk kthehet per nja 10 vjet .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.