Parlamenti i Portugalisë njeh Genocidin Armen

Postuar në 28 Prill, 2019 20:14

Parlamenti i Portugalisë ka votuar më datë 27 prill që të njohë Genocidin Armen, term që përmbledh një seri ngjarjesh tragjike të vitit 1915 në ish-Perandorinë Osmane.

Rezoluta e miratur thekson se: shfarrosja sistematike nga autoritetet otomane drejtuar ndaj pakicës armene në territorin e vet është konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar i historianëve si genocidi i parë i shekullit të 20-të”.

Sipas dokumentit të miratuar me shumicë votash thuhet se përkujtimi i kësaj ngjarjeje duhet të shërbejë si mësim për kohën tonë, sepse “është thelbësorë të kujtohen tragjeditë e së shkuarës”.

Vitin e kaluar Genocidin e njohën edhe Austria me Gjermaninë, ndërkohë që rruga e Turqisë drejt anëtarësimit në BE është mbyllur thuajse përfundimisht. Përkundrejt këtij vendimi ka reaguar Ministria e Jashtme e Turqisë që e ka cilësuar atë të pambështetur teksa ka përsëritur qëndrimin se ndaj armenëve nuk ka patur genocid.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

1915*

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.