Kryeministri pakistanez mendon se Gjermania dhe Japonia kanë kufi të përbashkët

Postuar në 23 Prill, 2019 16:51

Ka edhe dynjaja Elisa Spiropalin apo Gent Cakajn e vet. Mediat raportojnë një fjalë të kryeministrit pakistanez Imran Khan, që drejton një vend me më shumë se 200 milionë banorë të shprehet se Gjermania dhe Japonia kanë një kufi të përbashkët. Khan ishte duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Iranian, Hassan Rouhani kur solli si shembull Gjermaninë dhe Japoninë për bashkëpunimin industrial në kufijtë respektivë. Më keq akoma, nga fjala e tij duket se Khan mendon se Japonia dhe Gjermania kanë qenë palë kundërshtare gjaët Luftës së Dytë Botërore, çka me siguri është referencë për marrëveshjen e çelikut mes Gjermanisë dhe Francës.  

Ndoshta një keqkuptim që vjen nga interpretimi, por kaq ka mjaftuar që Khan të gozhdohet në mediat sociale, sidomos për faktin se edhe më parë ai ka bërë gafa të tilla me gjeografinë. Kështu në dhjetor ai e quajti Afrikën nëj vend në zhvillim, ndonëse termi lë diskutim nëse bëhet fjalë për një kontinent, apo nocionin e një shteti.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Artist filmi, i pakorruptuar, e ka zene e keqja midis radikalve islamiste dhe elites se korruptuar.Nga politika merr vesh sa c'merr vesh Cimi i Lales.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.