Stonehenge u ndërtua nga pasardhës të fermerëve emigrantë nga Anadolli

Postuar në 16 Prill, 2019 14:13

Mediat britanike rapotojnë për një studim të fundit sipas të cilit ndërtuesit e Stonehenge ishin nga Mesdheu. Studiuesit nga Londra arritën në këtë përfundim pas krahasimit të ADN-së së mbetjeve njerëzore në Britani me ato të njerëzve që kanë jetuar në të njëjtën periudhë në Europë. Nga ky krahasim rezulton se banorët e epokës së Neolitit që mendohet se janë ndërtues të një prej objekteve më misterioze të kultit në Europë, duket se janë imigrantë nga Anadolli i Turqisë së sotme. Ata kaluan në gadishullin Iberik dhe mbërritën në Briatni rreth 4 000 vjet para Krishtit.

Studiuesit e vendosin këtë episode në kontekstin e një vale migratore që nisi 6 000 vjet para Krishtit nga Anadolli dhe solli si pasojë përhapjen e bujqësisë në mbarë kontinentin. Deri në këtë periudhë mendohet se Europa popullohej nga grupe të vogla njerëzish që merreshin me gjueti dhe mbledhje ushqimi.

Fermerët sipas ndërtimit që kanë bërë studiuesit kanë ndjekur dy itinerare: një përmes Danubit në Europën Qendrore, kurse pjesa tjetër përmes Mesdheut. Në këtë kuadër britanikët e Neolitit përkojnë në nivel genetik me fermerët që ndoqën rrugën mesdhetare. Fermerët që mbërritën në Britani gjetën aty grupe njerëzish që merreshin me gjueti, por nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që të ketë patur përzierje mes tyre në masë të madhe. Me kalimin e kohës të ardhurit zëvendësuan vendasit, përveç një lokaliteti në Skocinë perëndimore.

Rindërtimet e ndryshme që janë kryer për dy grupet e njerëzve sugjerojnë dallime jo të vogla: gjahtarët e Europës dhe Britanisë ishin me lëkurë të errët dhe sy blu, ndërkohë që fermerët e ardhur nga Anadolli kishin lëkurë më të çelët dhe sy kafe dhe flokët të errët. Pasardhës të këtij grupi mendohet se kanë ndërtuar Stonehenge, ndonëse diku rreth 2 450 vjet p.e.s Britania u ekspozua ndaj një tjetër dyndjeje që zëvendësoi fermerët e Anadollit. Dyndja e re, me origjinë nga Europa quhet si popullsia Bell Beaker, që nuk  dihet nëse e arriti këtë me luftë, apo thjesht sepse popullsia britanike kishte nisur rënien.

Vetë Stonehenge nuk ka një datim të saktë, por arkeologët mendojnë se ai është ndërtuar mes viteve 3000-2000 p.e.s. që përkon në kohë me dominimin e Britanisë nga popullsi që rridhte nga fermerët emigrantë të Anadollit.

Comments

Submitted by Schmidtt (not verified) on

Studimi, ai i botuar gjiandej, thote qe ishin lundertare nga Egjeu. Nga vendi qe sot quhet Greqi dhe Turqi

Submitted by Anonymous (not verified) on

D.m.th. keta fermere te Azise se Vogel nga Anadolli i hypen tragetit dhe ndalen diku ne Spanje, p.sh. ne Valencia. Pastaj i hypen taksive-karroca me gomerw dhe ndalen para maleve te larte te Pirenejve. Aty priten veren dhe kaluan malet. Pershkruan pastaj mes per mes Francen dhe u ndalen ne ngushticen e La Manshit. Meqe kete kohe jeta ne kete zone nuk ishte e zhvilluar, ata bene vete ca si tip trapesh dhe kaluan ne Angli. Gjithe keto vjet udhetime bene qe ta harronin zanatin e fermerit, ndaj pane ca gure dhe thane, ajd te bejme ca kulte per diellin dhe henen, siö kane bere ata paraardhsit tane ne Anadoll. Mirpo nuk dinin si ti benin, ndaj vetem i sollen guret aty ku sot eshte Ston-hexhi dhe i lane pertoke. Ne fillim te shek. 20 i ngrejten arkeologet, qe thane se keto gure do te kene qene te ngrejtur. Dhe keshtu perralla e fermerve nga Anadolli u shit si shume perralla te tjera historie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.