Të bëhesh ministër në Shqipëri është llotari...

Postuar në 15 Prill, 2019 15:52

Media të ndryshme po raportojnë për një takim informal të tensionuar mes ministrit të Jashtëm në Detyrë dhe disa gazetarëve. Zoti Cakaj ka kërkuar paraprakisht që diskutimet të mos raportohen dhe në fakt etika e kërkon një gjë të tillë. Por ja që lajmi ka dalë dhe në fakt ai ka të bëjë jo me diplomacinë, por me adoleshencën e zgjatur të ministrit.

Një grusht në tavolinë, përplasje verbale si prej nuseje histerike me njerëz të stafit dhe kundërvënie arrogante për pyetje të caktuara.

Ku është kuptimi i një takimi informal pune nëse ministri hakërrehet kështu? Zotëria thuhet se ka patur përballje me shefin e Kabinetit, duke evidentuar se ka probleme serioze autoriteti në drejtim dhe me gjasë edhe paqartësi apo kompleks ndaj mediave. Këto janë çështje serioze për një vend që pretendon se ka politikë të jashtme dhe që në krye të saj ka dikë që po u vë kazmën diplomatëve të paaftë, po lufton nepotizmin etj..

Ky person është i papërshtashëm për detyrën, qoftë edhe duke parë mënyrën sesi reagon. Të bësh ministrin apo drejtuesin është edhe çështje sjelljeje përveç se njohurish dhe që këtu alibia false e kryeministrit kur na mburri zotin Cakaj si njeriun e vetëm që mund të drejtojë Ministrinë e Jashtme, jo vetëm bie, por edhe duhet të shtrojë për diskutim qëllimet e tij, apo edhe aftësinë për të zgjedhur bashkëpunëtorët.

Sa për z. Cakaj, për atë mund të thuhet me siguri se proceson ngadalë çdo gjë. Ndaj edhe mos e merrni për ministër, por për dikë që në llotarinë që quhet Shqipëri, pati fat.

Comments

Submitted by Elira (not verified) on

..sikur do luftonte nepotizmin ky gjeniu Gent Cakaj bashkejetuesi i goces Linda Rames!
-Gazmend Barbullushi ambasador ne Spanje dhe djalin Marv Barbullushi keshilltar te ministrit Blendi Klosi;
-Armand Skapi behet sekretar i pergjithshem dhe kunata motra e gruas Elida Petoshati ambasadore ne Danimarke;
-Mimoza Halimi drejtore pergjithshme ne mpj dhe burri vet Ariel Halimi specialist ne varesi direkte drejtoria Natos;
..etj etj etj hahahhah sa bukur diplomacia jone e rilindur!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.