Veliaj thotë se Rrahman Parllaku sfidoi regjimin e Enver Hoxhës. A është e vërtetë kjo?

Postuar në 15 Prill, 2019 16:19

Sot kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka nderuar ish-gjeneralin Rrahman Parllaku me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”. Si një figurë e mëkuar gjatë dhe me lavde nga e majta e veteranëve socialist, ai mbetet edhe sot një simbol elektoral në një politikë shqiptare që simbolet e veta origjinale ka hajdutët dhe kriminelët. Ndaj tek akti i z. Veliaj, një injorant i shquar në çështjet e historisë, duhet parë aspekti elektoral.

Por meqenëse dikush ja përgatit z. Veliaj edhe motivacionet dhe kjo është praktikë normale në punën e titullarëve, është me interes ta lexojmë këtë motivacion përcjelle me fjalët e z. Veliaj për z. Parllaku, i veneruar shpesh edhe nga presidenti aktual I Republikës, Ilir Meta:

Bashkia Tiranë i jep certifikatën për titullin “Simbol i qytetit të Tiranës” z. Rrahman Parllaku, me motivacionin “patriot që luftoi fashizmin, figurë emblematike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjenerali që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste dhe Hero i Popullit, titull që diktatura komuniste ia hoqi, por historia ia përjetësoi. Ndaj, qyteti i Tiranës, që sapo ka hyrë në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, ka krenarinë që t’i japë titullin e nderit “Simbol i Qytetit” bashkëmoshatarit të saj shekullor, i cili për kontributin e tij është kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike

ka thënë kryebashkiaku.

Vetë z. Parllaku ka thënë ndër të tjera:  

Në Tiranë kam ardhur me Brigadën e III-të dhe luftova një muaj e gjysmë. Kemi bërë 22 aksione brenda qytetit, komandën e kishim në Priskë. Kur kujtoj këto ngjarje, ato baticat e zbaticat e mia në jetë, them që jetova. Jeta nuk është siç thonë: hyra këtu e dola atje. Jeta është e këndshme, me të mirat e të këqijat e saj. Edhe nga të këqijat, edhe nga burgu, mësova diçka. Njeriu mëson edhe nga vuajtjet, jo vetëm nga të mirat; mëson edhe nga të këqijat. Ju faleminderit për nderimin

Nëse sheh të dyja qëndrimet e merr me mend se ky i Parllakut është më realisti. Në fund të fundit ish-gjenerali që shërbeu në luftë në Jug të Shqipërisë dhe erdhi në Tiranë pas Çlirimit u nderua si pak të tjerë nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u godit në kohën e të ashtuquajturit “puçi I ushtarakëve” por u godit duke u kursyer.

Parllaku u akuzua për tradhëti ndaj Atdheut për kontributin e dhënë për tezat e mbrojtjes, por për këtë akuzë – e paaministueshme, ai dënua me 25 vjet heqje lirie, ndërkohë që koka e shtabit politikë të Ushtrisë, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako u dënuan me vdekje.

Kjo është një ngjarje që duhet zbardhur ende nga historianët, por nga shkrime të ndryshme që janë publikuar nuk ka rezultuar se grupi i ushtarakëve në fjalë të ketë sfiduar regjimin e Enver Hoxhës. Ata ishin viktimë e luftës për pushtet në kupolën e regjimit dhe asgjë më shumë. Dënimi i tyre i shërbeu nevojave politike të Enver Hoxhës. Ndaj të flasësh sot për sfidë ndaj regjimit do të duhet më së paku që të argumentohet se këta njerëz i mbrojtën deri në fund tezat e mbrojtjes të cilat në fakt siç rezulton ishin parë edhe nga Mehmet Shehu që nuk pësoi gjë asokohe.

Se cila është sfida që z. Parllaku I bëri regjimit të Enver Hoxhës, këtë vetëm Erjon Veliaj e di. Nga ana tjetër është pak e diskutueshme edhe nëse një ish-partizan të mund të jetë simbol i një qyteti si Tirana që ka një marrëdhënie të ndërlikuar me të majtët gjatë Luftës. Por pushteti ka firmën dhe vulën dhe mund të nxjerrë fermane, ndonëse këtu duhet të sqarojmë se nuk kemi asgjë me z. Parllaku, por me mënyrën sesi “bën histori” z. Veliaj.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje nderim i merituar! Dikush do ta bente dhe ... kjo i qelloi lali Erit, apo e zgjodhi vete E. Veliaj kete nderim, kjo nuk eshte kryesorja, as edhe fjalet qe ka zgjedhur per te thene. Rrahman Parllaku edhe me 100 vjec i ka trute ne rregull dhe flet gjithmone me realizem. Kjo eshte kryesorja. E meriton te jetoje edhe 1-2 dekada te tjera.

Submitted by redaksia on

Veliaj dhe kushdo mund edhe ta mbajne fotografine e zoterise kudo. Ceshtja eshte se motivacioni duhet argumentuar. Nuk eshte pune deshire. "Sfida ndaj regjimit te Enver Hoxhes" eshte fjale e madhe. 

Submitted by Aqif (not verified) on

Keto perralla gatuhen vetem ne kuzhinen e shqiptareve dhe pseudohistorianeve e joedhe te pseudoluftetareve.
Po te Lexosh keto dite per "luften" ne Kosove do te mbetesh me goje hapur, "lufte" dhe "heronj" qe is kalon edhe filmave te Rambos.
Flitet per qytete te6 "cliruar" me lufte te pergjakshme kur banoret e ketyre qyteteve nuk degjuan nje krisje pushke.......
Dje shkruhej per 20 mije gra kosovare te perdhunuara, se ku jane dokumentuar e hulumtuar keto "fakte", vetem kuzhina e Prishtines e di. Gjithsej po ta marresh vetem refugjate ishin me pak se 50 mije.
Keta lobuesit e ketyre "perdhunimeve" po pergjerohen per gra qe te thone se Jane viktima te ketyre krimeve sepse deri me tani ka vetem nje duzine te tille.
Heroizmat dhe bemat e rraces shqiptare jane frymezim shekullor!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.