Dikush ta sqarojë zv.kryeministrin: 10 mijë bëjnë atë që s'ta pret mendja...

Postuar në 13 Prill, 2019 22:11

Protesta e sotme ka bilanc real. Atë nuk e neglizhon dot askush. Bilanci i saj është se e ka ekspozuar më fort se më parë anormalitetin dhe humbjen e qetësisë së pushtetit. Pas saj mazhoranca nisi avazin: foli Taulant Balla me interpretimet e zakonshme. Më pas edhe zv. Kryeministri Erjon Braçe, i cili ndër të tjera thotë:

Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i bën asgjë një shumice politike, zero...

Ndoshta zotin Braçe duhet që ta sqarojë dikush se 10 000 njerëz të dhunshëm mund të bëjnë atë që atij nuk ja pret dot mendja. Ndaj qasja ndaj problemit në këtë farë mendjelehtësie është shumë e rrezikshme. Është e vërtetë që vota e shumicës anon majtas, ose te PS-ja, por kjo nuk është luftë kundër PS-së, por kundër një klike. Zoti Braçe ka për detyrë ta kuptojë këtë pastaj të merret me pasionin e jetës së tij: armiqësimin e përditshëm me modelin e armikut ideal që është Sali Berisha. Që ta besojë këtë zoti zv.kryeministër bën mirë të kujtojë 21 janarin se ndoshta qartësohet se ata që bënë përleshjen ishin disa qindra. Mjaftuan për t’ia prishur fytyrën ish-kryeministrit.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky mender zv.kryeministri, po te ishte burre me mend, nuk tregohej kaq "trim" ndaj 10000 njerezve te dhunshem, por mundohej te zbulonte shkaqet qe i bejne 10000 njerez te dhunshem dhe pastaj mundohej ti luftonte ato shkaqe. Akoma nuk e di ky pupaci qe mjafton nje njeri, madje, jo i dhunshem per te bere gjera qe ketij çyrykut as qe i shkojne ne mendje.

Submitted by Soni (not verified) on

O Bragac i pa shije. Hapi syte dhe shif se sa qytetare dalin ne proteste o legen. Ata qe dalin nuk dalin se jetojne normal ne qeverisjen tuaj,jane pa pune,pa ushqim per femijet dhe per vete. A i hap syte te shofesh kafet diten mbushur me njerez qe vrasin kohen se nuk kane cfare te bejne pa pune por thjesht presin ndonje mundesi per tia mbathur jashte.?!!! Shumica rrofte liberalizimi i vizave sepse shkojne nga 3 muaj punojne ilegalisht jashte shqiperise.Opozita nuk kerko. Pushtet ne tavoline joooooo kerkon ndryshim sistemi qe ti te mos jesh i emeruar deputet por te zgjidhesh nga populli. Opozita nuk kerkon pushtet ne tavoline,kerkon zgjedhje te ndershme pa ty ne qeverisje qe i blen dhe manipulon me leket droges dhe krimit e oligarkeve qe ju ke mbush xhepat nga taksat e shqiptareve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.