Rikthehet revista MAPO, tani si e përmuajshme

Postuar në 20 Nëntor, 2011 03:07

Rikthehet revista MAPO, një e përjavëshme që tani vjen si e përmuajshme, e konceptuar sipas redaksisë së re si “revistë leximi”. Në numrin e parë kopertinën e zë Arian Çani i Zonës së lirë, i etiketuar me titullin e madh “Djalli që na ndjek të premten”. Ndër risitë e revistës mund të përmenden organizimi në columns në vend të komentariatit tradicional dhe kjo risi vjen e mbështetur në emra të njohur të medias si Mark Marku, Sokol Balla, Henri Çili, por edhe nga akademikë si Ardian Ndreca e Ardian Civici. Me kolumnat e tyre vijnë edhe Iva Tiço, Shkëlzen Maliqi e Alfred Lela. Revista sjell edhe ‘Dorëshkrim’ që është në fakt një fragment libri i pabotuar në shqip dhe do të jetë një prej rubrikave fikse të MAPO-s. Në këtë numër vijnë kujtimet e Mbretreshës Geraldinë për momentet e fundit te koka e shtratit të vdekjes së mbretit Zog, një biografi e autores britanike Gwen Robyns. “Historia me foto” sjell momente nga vizita e Hrushovit në Shqipëri shoqëruar me kujtimet e këtij të fundit. Një tjetër prurje interesante është “Nëse unë do të isha kryeministër”, një mini-quiz të cilit i përgjigjet Blendi Kajsiu, politologu që thotë se nëse do të okuponte karrigen e shefit të qeverisë do të preferonte si kryeparlamentar Fatos Lubonjën e si President Besnik Mustafajn. Edhe “Pa shumë fjalë” nëpërmjet së cilës fotografi Armand Sallabanda kap me aparatin e tij një moment artistik i shton hijeshi numrit të parë. Revista ka 100 faqe e kushton 300 lekë.

H.B.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>Sikur te ishte e kunderta : Te kishte 3oo faqe e te kushtonte 1oo leke !</p>

Submitted by XY (not verified) on

<p>Kryeredaktor, redaktore, drejtor nuk ka revista e re? Apo vetem kolumniste? Nga dolen parate qe deri dje mungonin? Apo gjithcka eshte sic ishte edhe me pare?</p><p>Nje hamendje per cfare do te thote &quot;reviste leximi&quot; ose se cfare thuhet ne buzz-in e thashethemit te punonjesve te mediave tiranase per te? Fakti qe hapet me Arian Canin ne kopertine eshte nje lloj treguesi, por nje cike me shume nga ResPublica s&#39;mund te kishim?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Prape e Cilit do te jete kjo reviste? besoj nuk duhet te kete kenaqesi me te madhe intelektuale sesa te punosh per kete idiot katastrofik!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.