Çuna, mos harroni raportin e KLSH-së!

Postuar në 07 Prill, 2019 16:00

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 193 milionë eurosh për vitin 2018, ndërkohë që ndikimi nga mosarkëtimi i të ardhurave shkon në 1.5 miliardë euro.

KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale dhjetëra titullarë institucionesh dhe drejtues të nivelit më të ulët.

A i përgjigjen këto gjetje realitetit? Ne nuk kemi të drejtë të vëmë në dyshim gjetjet e një organi të specializuar si KLSH. Pretendimet ndaj gjetjeve të tij mund t’i shprehë qeveria dhe agjencitë përkatëse që akuzohen se kanë bërë batërdinë me paratë publike. Por qeveria po hesht. Ajo hesht sepse e konsideron KLSH-në një bastion gjobvënës të PD-së, ndërkohë që akuzave konkrete nuk mund t’i kundërpërgjigjesh me akuza të përgjithshme politike.

Ky është dokumenti i dytë që akuzon qeverinë e z. Rama se është e zhytur në një korrupsion masiv, ose në rastin më fatlum në një paaftësi që çon në korrupsion masiv. Dokumenti i parë ishte raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për narkotikët që e vendos qeverinë shqiptare nën akuzë se është burim kanabisi dhe se ka lejuar që përmes vendit tonë të rritet trafiku i drogave të forta.

Për të përballur të dhënat e dokumentit në fjalë, z. Rama keqpërdori filozofin e Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, që e quajti raportin realist, paralelisht me cicërrimat e z. Rama në tuiter që quante median të paaftë për ta lexuar raportin.

Kësaj radhe z. Cakaj megjithë dëshirën nuk e ndihmon dot qeverinë e vjedhjeve. Sepse raporti vjen nga një institucion shqiptar. Qeveria ka zgjedhur të injorojë të dhënat e hajdutërisë së vet me heshtje. Por kjo nuk mbulon asgjë. Kjo zbulon shumëçka dhe nuk ka fasadë që ta zbukurojë të vërtetën e një vjedhjeje në shkallë industriale. Ndoshta ndonjë ambasador mund të dalë nesër e të flasë për arritjet në luftën kundër korrupsionit. Ta mbulojë mutin me shurrë si i thonë. Por parfumi i këtyre fjalëve nuk bën punë në halenë ku numërohen me nxitim paratë publike. Por se e provojnë nuk ka ndonjë gjë të keqe. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Si ne cdo vend te botes, raporti duhet te shihet nga prokuroria dhe te nisen hetimet ne rastet me flagrante, ku dyshohet per shperdorime te medha lekesh dhe per vjedhje apo favore te tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.