Të votojmë Tsiprasin që mos të na vjedhin pronat...

Postuar në 04 Prill, 2019 16:29

Qeveria shqiptare ka ndryshuar vendimin nr. 708 të datës 21 nëntor 2018 që përcaktonte transferimin e 1472 ha pronë e paluajtshme shtetërore nën përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Zona në fjalë ndodhet në vijën bregdetare Vlorë Sarandë, ku qeveria e z. Rama ka kohë që luan me lloj lloj vendimesh dhe anullimesh, duke krijuar gjendej pasigurie. Vendimi i ri, i marrë sot përbën në fakt një amendim thelbësor, pasi i jep prioritet regjistrimit fillestar të pronës private në këtë zonë, përpara se të procedohet me pronën shtetërore.

thuhet në vendim.

Kujtojmë se në datën 13 dhjetor 2018 nga Njësia Administrative Lukovë pati ankesë zyrtare se ky vendim prekte 270 ha pronë private, shpërndarë me ligjin nr. 7501.

Qeveria e z. Rama nuk reagoi dhe mbajti heshtjen, por mesa duket ajo është detyruar të veprojë pas qëndrimeve publike të kryeministrit grek, Alexis Tsipras që foli për tjetërsim pronash në zonat minoritare. Me këtë rast qytetarët e Shqipërisë mund të kuptojnë standardin e kësaj qeverie e që është: mos e kërko pronën tënde përmes rrugëve gjyqësore. Bëhu grek të kesh pronën tëndëe të siguruar! Ose i çdo lloj kombësie tjetër. Është e paprecedentë kjo arrogancë e një qeverie inferiorësh që sillen në këtë mënyrë me shtetasit e vet, brenda të cilëve ata me kombësi shqiptare janë më të persekutuarit për pronën.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keqtrajto e keqtrajto, vidhu produktet dhe parcelat, futi ne grindje me njeri-tjetrin, cfardo bejne ata pastaj? Do kthejne syte nga shteti i rregullt grek. Dhe vu pastaj lukunia, u thone grek! Por nuk i drejtohen shtetit shqiptar, te vendose ligje te rregullta trashegimie!

Submitted by Vas (not verified) on

Ata që jan me kombësi greke jan të persekutuar se te tjerët qe zun toka kan marrë certifikatë pronësie kurse himarjotët qe i kan ne shekuj duan ti zbojn nga vendi fati i keq i tyre qe kur u ndan kufit atyre i ra nga ana e Shqipërisë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.