Piktura "profetike" e Bansky-t për Brexit

Postuar në 30 Mars, 2019 13:10

10 vjet më parë Banksy krijoi këtë tablo të parlamentit britanik  të titulluar “Devolved Parliament”. Vepra e artistit të famshëm pasqyron Parlamentin Britanik të mbushur me ... shimpanze.  Muzeu i Bristolit vendosi ta ekspozojë me rastin e datës zyrtare të Brexit, planifikuar fillimisht për sot, proces që përfundimisht do të shtyhet.

Piktori e ripostoi tablonë në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin:

" E bëra këtë punë dhjetë vjet më parë. Muzeu Bristol thjesht duhet ta rivendosë atë për ditën e Brexit. Tani qeshni, por një ditë askush nuk do mbajë përgjegjësi për këtë" . 

Nga ana tjetër teksa opinioni publik në Britaninë e Madhe pret dorëheqjen e kryeministres Tereza Mei pas disfatës së tretë për Brexit, shefja e qeverisë as që e çon ndërmend të dorëzohet.

BBC raporton se kryeminsitrja britanike do të çojë planin e saj të shkëputjes për herë të katërt në parlament, për të tentuar sërish mbështetjen e deputetëve. Përpara se të japë dorëheqjen siç ka premtuar, Tereza Mei kërkon të përmbyllë marrëveshjen e arritur me Brukselin. Mijëra mbështetës të Brexit manifestuan të premten në rrugët e Londrës. Eurodeputeti Najxhëll Farazh, një nga promotorët e shkëputjes nga Unioni, paralajmëroi një tjetër fitore nëse referendumi përsëritet.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.