Një ekonomi me shumë probleme

Postuar në 07 Maj, 2018 18:07

Ka shumë zurmë dhe kakofoni për rritjen ekonomike të vendit tonë, objektivitetin e synimeve të vendosura dhe sidomos për realitetin e mundësive që ofrohet në Shqipëri. Si një vend që aspiron hyrjen në BE, Shqipëria ka për detyrim edhe rritjen e ekonomisë që vjen në vështrim me standardin e BE-së ndaj të cilit jemi shumë larg.

Qeveria mendon se me ritmet e përcaktuara do të ketë afrim, por realiteti në vend, ai i burimeve njerëzore dhe sidomos i strukturimit të ekonomisë nuk lë shumë vend për optimizëm.

Për të kuptuar më mirë sesi janë parametrat dhe sa qëndrojnë premtimet mund të shikojmë se çfarë thotë këshilltari i qeverisë Rama për ekonominë, venezueliani Ricardo Hausmann.

Gjatë një leksioni për diplomacinë ekonomike të mbajtur më 13 nëntor 2017 në Tiranë, në prani të kryeministrit dhe ambasadorëve të Shqipërisë, Hasumann konstaton se Shqipëria hyn ndër vendet që ka pak mundësi rritjeje reale dhe ristrukturimi të ekonomisë.

Sipas tij me rritjen 3.75% që pati Shqipëria në vitin 2017, standardi i BE-së arrihet në vitin 20170, kurse me rritjen 6% do të zvogëlohej kjo distancë me 20 vjet. Pra në vitin 2050.

Në këtë kuptim objektivat për rritjen ekonomike 4 apo 5% që pretendon qeveria Rama nuk ofrojnë një strategji afatgjatë dhe sidomos nuk ofron qëndrueshmëri.

Hausmann deklaron se çelësi i rritjes është teknologjia, përdorimi i saj, krijimi i njohurive dhe shpërndarja e tyre brenda një ekonomie që do të mund të asimilojë si duhet risitë vetëm nëse diversifikohet. Ai është pesimist për mundësitë reale të vendit tonë, për shkak se mungojnë Investimet e Huaja Direkte, mungon njohuria, mungon bashkëpunimi me diasporën, që konsiderohen si faktorë ndryshues dhe promovues të novacionit.

Në vitet 1996-2016 Shqipëria ka pak a shumë të njëjtën strukturë eksportesh, ndërkohë që në vitet 2000-2016 produktet e shtuara industriale janë aq pak saqë i shtojnë të ardhurave për frymë vetëm 56 dollarë. Shqipëria qëndron shumë poshtë vendeve të rajonit që kanë diversifikuar ekonominë dhe te këto parashikime mund të vlerësojmë edhe lëvizjet e ndryshme, shpesh retorike të qeverisë që flet për punësimin por pa u ndjerë se ka realisht rritje, flet për arsimin professional por duke lejuar që në ekonomi të stimulohen sipërmarrje shërbimesh dhe që kalojnë para të pista. Flet për rritje por duke lënë në heshtje – Hausmann e nënvizon – faktin se ajo vjen nga investime si TAP apo HEC që janë duke u mbyllur.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por duket se këshillën kryesore të Hasumann për diverisifikim qeveria pak e ka dëgjuar pasi projekti “1 miliardë” është vetëm për ndërtimin. Ndërkohë që teknologjia çlirohet nga taksat por në një mjedis ku agjencitë shtetërore përcaktojnë shumëçka.

Comments

Submitted by Degjojeni vete (not verified) on

NE FAKT - po ta degjosh vete se cthote del e kunderta.
Gazetari a cfaredo eshte duhet te pakten marre mundimin te shohe ate qe interpreton si kerric, jo thjesht te shkruaje cfare ti vije ne mend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.