Nis luftën hibride ndaj Medias. Mobilizohen të gjithë, edhe Administrata Publike...

Postuar në 23 Mars, 2019 18:26

Fjala e sotme e Kryeministrit Edi Rama  në kuadër të prezantimit të Erjon Veliajt, mund të konsiderohet pa dyshim si shpërfaqja e makthit të tij ndaj medias dhe një lloj manifesti kundër saj. Zoti Rama ka nxitur, apeluar dhe ndërsyer njerëzit kundër medias që sipas tij ndërton për natë një Shqipëri të errët dhe shpërfill të vërtetën e njerëzve të thjeshtë. Ndër të tjera z. Rama tha:

Të përdorim rrjetin tonë të anëtarësisë për ta ridimensionuar Të Keqen…Nuk do të thotë që ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ata me lirinë e tyre mund të diktojnë axhendën e lajmeve në ato kafazet e pëllumbave të tyre, por nuk diktojnë lirinë tonë për të komunikuar sy më sy dhe rrjet social më rrjet social me të gjithë njerëzit e këtij vendi.

Në këtë luftë të barabartë për informacion të gjithanshëm me rrenat që bëjnë kërdinë, ne duhet të vendosim patjetër një ekuilibër të ri, prandaj të dashur miq dhe shokë, motra dhe vëllezër, anëtarë, simpatizantë dhe zgjedhës të Partisë Socialiste, por edhe Ju të gjithë njerëz normal të këtij vendi…përfshijuni çdo ditë pak minuta në këtë luftë. Si? Përmes telefonit tuaj, me Facebook tuaj, instagramin, tuiterin, whatsapp. Jepni pëlqime, shpërndani lajme, bëni komente, ndani informacionin real, merrni rolin tuaj si qytetarë për të mbrojtur fëmijët tuaj nga kjo flamë kazanësh…

Kryeministri pra po kërkon bashkëqeverisjen edhe në fushën e informacionit, duke i shpallur medias një lloj lufte hibride në territorin e vet. Kryeministri ka premtuar kështu një ndryshim roli: do të jetë Ai, pra pushteti me njerëzit që do të përgënjeshtrojnë Median dhe jo e kundërta. Kjo është diçka e re, ndërkohë që selitë e huaja që flasin përditë për lirinë dhe demokracinë duhet të prononcohen nëse janë këtu për atë që thonë. Kryeministri nuk ka ndarë në këtë thirrje Administratën Publike, e cila duhet të jetë e depolitizuar dhe për reformimin e së cilës janë hedhur para të taksapaguesve europianë.

Është e qartë se mesazhi i Kryeministrit vertikalizohet dhe nuk filtrohet, pasi nuk ka ligj që të mbrojë nëpunësit ndaj kërkesës për të dhënë pëlqime, të bëjnë share, të komentojnë etj.. Zoti Rama po kërkon që sferën private që është ajo e rrjeteve sociale ta kapitalizojë në funksion të luftës kundër mediave, duke shfrytëzuar thjesht elementin sasior. Patjetër që kemi hyrë në një fazë të re, konfrontimi madje mes pushtetit dhe medias e cila nuk ka pse të bëjë kompromis me lirinë e vet editoriale ndaj një njeriu që filloi karrierën në media, shpërdoroi kredencialet e një pjese të saj, shtron darka dhe dreka mondane për gazetarë dhe analistë dhe sot deklaron luftë.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Fitoje njehere statusin e te qënit media pastaj qaji hallin. Ke shume pune akoma... Gjunaf, sepse dikur ne doren e Muçit sbehej llaf qe nje artikull ne Respublica te përmbante komentet alla Facebook te vete kryeredaktorit...

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo eshte normale, pasi mediat dhe portalet te mbysin me propagande fallso, propagande kunder prosperitetit te Shqiperise, pra eshte media antikombetare.
Jo vetem kaq por duhet te procedohet cdokush qe jep fake news.

Submitted by 111 (not verified) on

Pikerisht...po e pohoni dhe vete ...te vertetimi qendron ndryshimi i fake news nga lajmet e verteta. Keni per detyre ti vertetoni lajmet perpara se ti botoni.... cdo gje tjeter eshte hamendesim dhe ne shume raste jane lajme te qellimshme antishqiptare.
Ne shume vende te botes..edhe sikur nje lajm te jete i vertete, por ul kombin... vete mediat nuk e botojne.

Submitted by redaksia on

Nuk ul asnje lajm i mediave shqip kombin shqiptar, sepse ne mediat shqip dominon parimi: oh sa mire me qene shqiptar! 

Ndoshta e keni fjalen per lajmet e prodhuara nga opozita ne anglisht sic thote kryeministri, por edhe ketu ka nje problem. Ne mediat e huaja publikohen shpesh lajme mbi Shqiperine te cilat kalojne pa ndonje pergenjeshtrim nga qeveria, e cila ka per detyre te reagoje. 

Keshtu qe ky pretendimi Juaj nuk qendron. Mediat shqip madje e kane bere keq punen e tyre. Ato te verteta per drogen dhe trafiqet qe po e bejne vendin kapital per aksioneret e qeverise duheshin publikuar anglisht ne menyre qe kredite per negociata dhe mbeshtetje te kene parasysh edhe kete qe po ndodh ne vendin tone pervec se raportet personale me kryeministrin e radhes. 

Dhe ne fund kjo qeveri nuk eshte modeli i transparences qe mandej mediat te akuzohen per dashakeqesi. E kunderta eshte e vertete, pa folur ketu per menyren sesi do te ndikoje ne linjen editoriale edhe te portalit me te fundit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.