Pllakat tektonike, një fazë tranzitore për Tokën

Postuar në 31 Maj, 2016 17:21

Pllakat tektonike të Tokës mund të jenë thjehst një fazë kalimtare e saj mes dy fazave stagnuese, pra pa lëvizje. Sipas një simulimi kompjuterik të realizuar nga universiteti i Sidenit në Australi, pllakat tektonike do të ndalojnë së lëvizuri dhe zhyturi pas një periudhe rreth 5 miliardë vjetësh. Craig O’Neill që drejtonte projektin stimuluan në kompjuter të gjithë kohën e ekzistencës së pllakave tektonike, rreth 4.5 miliardë vjet më parë dhe e vijuan atë për efekt përllogaritjeje për një periudhë rreth 10 miliardë vjet në të ardhmen. Sipas rezultateve të marra sugjeron se pllakat tektonike janë vtemë një pikë mesi në zhvillimin gjeologjik të Tokës. Gjithçka varet nga temperatura e fillimit dhe në planete me temperaturë të ndryshme fillestare, trajektorja e pllakave është e ndryshme. Çfarë do të thotë kjo? Pllakat tektonike janë një nga faktorët ndihmues për jetën, pasi ato ndihmojnë në rregullimin klimaterik të planetit duke shtuar dhe reduktuar dioksidin e karbonit në atmosferë me lëvizjen e tyre. Por O’Neill thotë se një planet stanjativ, pra ku pllakat nuk lëvizin më mund të jetë miqësor me jetën. Jeta në Tokë nisi 4.1 miliardë vjet më parë, kohë kur pllakat ende nuk ishin formuar mirë për shkak të temeraturës shumë të lartë.

https://www.sciencenews.org/article/plate-tectonics-just-stage-earth’s-life-cycle

Comments

Submitted by Enejda Zeneli (not verified) on

Bravo Te Lumte shum informacion ,i saktë ,dhe i plote

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.