Panairi i turizmit në Berlin, Shqipëria në një pavion me Turqinë dhe Qipron turke

Postuar në 10 Mars, 2019 23:28

Ministria e Turizmit e ka prezantuar Panairin e Turizmit në Berlin me dy kronika: njëra është një intervistë – reportazh realizuar nga vetë ministria ku flet edhe ministri Blendi Klosi, e dyta është një qokë e Top-Channel që paraqet lavërime pa fund për turzimin shqiptar. Është për t’u theksuar se çuditërisht ministri paraqitet më realist sesa televizioni në fjalë, kur kujdeset që të përdorë fjalë jo shumë sensacionale, si p.sh turizmi si biznes i qëndrueshëm, Shqipëria destinacion i kërkuar etj.. Ministri evidenton si një ndër sukseset e Panairit faktin se Shqipëria u prezantua me një stendë më të madhe dhe ku ka patur shmë kërkesa. Nga ana tjetër vetë prezenca e Klosit dëshmon për kujdesin e qeverisë që t’i japë rëndësi këtij sektori që pavarësisht rritjes nuk po hyn do të në sferën e standardeve të vendeve fqinj kjo edhe për shkak të shërbimeve dhe kulturës së mangët.

Por sipas njoftimeve të ndryshme, edhe e vërteta e prezantimit të Shqipërisë në Berlin lë për të dëshiruar. Nga burime të ResPublica por edhe nga diskutime në rrjetet sociale të njerëzve të pranishëm në Panair, probleme që dëshmojnë për mungesë serioziteti, apo të paktën përgatitjeje. Ja një prej akuzave:

Panairi me i madh boteror i turizmit ITB Berlin qe vazhdon deri te Dielen(6-10 Mars) mbledh plot 10.000 ekspozues nga 181 vende te botes. Shumica e vendeve, edhe me te vogla se Shqiperia kane pavijone te tera ne dispozicion. Shqiperia, qe "e ka prioritet" turizmin, çuditerisht ka vetem nje stende te vogel me 25 poste per operatoret. Nga 25 operatoret e pranishem, vetem rreth 15 prej tyre ishin tour operatore te mirefillte dhe te njohur ne treg(ata qe paguajne stenden). Pjesen tjeter, per te cilen paguan ministria, ne taksapaguesit dmth, i kishte sjelle nen sjetull ministri Klosi...me sa duket per te kerkuar per Liam-in...(meqe Liam nuk iu pergjigj thirrjes se tij per te ardh ne Shqiperi...ka nxjerre keto agjensite fantazme ta gjejne e ta marrin me zor...kudo qe ai ndodhet dmth).

Por me skandalozja, ishte fakti qe Ministria jone e Turizmit e kishte vendosur stenden e Shqiperise ne nje cep andej nga fundi, brenda pavijonit Turk. Dmth operatorit apo turistit te huaji i krijohej pershtypja se po vizitonte nje krahine turke, pasi ne pavijonin 3b ishin vetem Turqia (qe zinte 99% te saj), dhe Shqiperia ne nje zgërq te saj

Pra sipërfaqja e madhe që pretendon z. Klosi ka edhe një anë tjetër që nuk thuhet. Nga ana tjetër, sipas burimeve të ResPublica, Shqipëria prezantohej në pavionin turk bashkë me Turqinë dhe Qipron turke, ndërkohë që Kosova p.sh ndodhej në Pavionin e Italisë. Mund të duken hollësi, por në fakt nuk janë të tilla qoftë për çështje të imazhit, qoftë edhe për faturat e paguara. Dhe janë hollësi që kanë rëndësi edhe për faktin se nuk raportohen as nga ministri – e pranueshme – por as nga Top-Channel, kanali i të gjithë shqiptarëve.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Nje pyetje kisha per kete travelin e show tradit,; nuk thua shyqyr qe Mom Tyrqinia ju ka dhene nje qoshe dhe ulur si mik ne pavionin e saj pasi ju si kompani dhe shteti juaj nuk kane buxhet per te zene nje pavion per vete.
Turqia ju ka bere nder ne kete rast o bukeshkale, o dallaverexhinj qe kafshoni doren e atij qe ju ushqen, me mire vilajet Osman si nekohen e Ali PasheaTepelenes se sa nevojtore ku perendimi sjell plehera dhe muxhahidine dhe na ka kthyer njesoj sikur ato ishujt qe i perdorin per te testuar armet kimike. Trupeshk,
Me vjenkeq qe kjo faqe boton kete shkrim pacavure.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kush te tha ty se perendimi te ka sjelle vetem plehra dhe muhaxhedine?! Perendimi gati eshte te te sjelle ty edhe teknollogji te larte permes fabrikave dhe uzinave! Por eshte pikerisht ky lob turk ne Shqiperi dhe mentaliteti osman i xhvatjes se bakshishit, qe nuk e pranon investimin perendimor! Vendi yne ka rene pergjate dy dekadave te fundit ne preherin turk te Erdoganit, dhe nje nga provat e shumta per kete jane xhamite e ngritura an e mbane vendit, a thua se shqiptarve u kish mbetur mendja tek feja!

Submitted by Aqif (not verified) on

Zoteri, Turqia ne Shqiperi ka investuar dhe po investon ne shume fusha, por fobia Juan meskine i sheh gjerat me syte e miopit. Qeveria e sotme e Shqiperise nuk ka lidhje me login turk por ate te Sorosit nga Rama, tek Veliaj e deri tek min i brendeshem sandrush Leshaj QE nuk ka lidhjeme Turqine, e shume te tjere6si keta.
Pa Turqine, greket do te kishin bere lidhese kepucesh me zorret tuaja ne 1997.
Te mos zgjatem. Korrupsionin dhe kriminalitetin ti ia meshon "mentalitetit turk". Avash more njeri, turku ka me shume se nje shekull qe ka ikur. Shume breza u rriten dheedukuan nen sistemin komunist qe rriti e kaliti turkofobe sikur ti dhe prinderit tuaj dhe ky rasat perben 80% te popullit shqiptar qe nuk jane bij te Sulltanit por te Gj KAstriotit dhe Terezes se Indise. Pra, ju jeni rritur me mesimet e Gjergjit dhe terezes, and rast se vuani fajin e ka ky binom.

Lerme te te parashtroj dicka nga mentaliteti juaj shqiptarist Skenderbegas terezist qe turku nuk e ka, sepse po ta kishte do te ishte ne te njejtin nivel me shqiptaret qe nje aspirine nuk e prodhojne dot me.
Ryshfetin e keni ne gjak, qysh kur fshatari6vintene qytet me pule ne cante per vizite tek doktori.
Kur varrosni njerezit zini varret e te tjereve dhe I varrosni sikur bageti, rremuje te gjalle dhe te kacafytur te vdekur.
Me hapjen e kufijve shqiptaret ishin ata qe edhe grate dhe motrat e tyre i nxorrenper prosti.
Nuk keni lene shtet pa bere krime, deri edhe neparlament kane hyre.
Nuk ka ngelur qytet ku infrastructure nuk eshte shkaterruar.
Etj etj etj.
Pra ku eshtelidhja e ketij fenomeni me Turqine? Me duket se juve jeni te lumtur me pleherat dhe promovimet e Sorosit dhe te Luse per pederastine, me kete te fundit ndoshta hyni ne BE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.