Socialistët e Tiranës festojnë Ditën e Verës më 17 mars; më 14 parashikohet shi

Postuar në 10 Mars, 2019 13:26

Asgjë nuk mund ta prishë festën! Këtë mendon kryebashkiakur Erjon Veliaj, i cili sugjeron që Festa e Verës të zhvendoset më 17 mars, sepse më 14 parashikohet shi me gjyma. Janë 50 aktivitete, që në terma praktikë janë argalisja e miletit, të cilat mund të mos kenë atë kallaballëk që shpreson kryebashkiaku. Ndaj 14-ën ta bëjmë 17 se nuk u bë qameti.

Zoti Veliaj po kërkon mendimin e qytetarëve në Tuiter, ose më mirë po bën sikur po kërkon mendimin, pasi njësoj si me dëgjesat me popullin për veprat e ndryshme infrastrukturore, ndodh që ai flet dhe vendos dhe mandej shpall se ja, folëm me njerëzit.

Kjo është diçka e re që vetëm mendjet e sëmura e shkojnë në fill. Me këtë logjikë i bie që datat historike apo kalendarike që kanë traditën e tyre të kushtëzohen nga humori dhe ambicia e njerëzve të këtillë që duan si e si ta kenë suksesin e tyre.

Ajo çfarë është paradoksale është ngatërresa që bën ky kryetari jashtë serie që mendon se festa apo data varen nga aktivitetet e Bashkisë së tij, ndërkohë që 14 marsi mundet shumë mirë të jetë një ditë kur njerëzit festojnë dhe organizohen edhe vetë. Diçka që nuk përtypet nga qenie të tilla që përjetojnë privatësinë e njerëzve si dështim personal.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Obobo sa mllef mo plak... Do semuresh kshu si e ke nisur. Po i perjetoke shumë keq keto qe po ndodhin. Epo durim mo plak, se ska me kthim mbrapa. Shpellaret dhe shpellarizmi duhet te zhduken andej nga kan zbrit. Ti, heret a vonë duhet te ndash mendjen ca do besh, do rrish si njeri normal ketu a do ikesh bashke me ata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.