Thaçi-Rama frekuentohen te bar "Padam" në Tiranë

Postuar në 28 Shkurt, 2019 22:34

Miqësia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjen një tjetër pikë kontakti në një darkë të sotme në një ndër lokalet e njohura të Tiranës. Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të Tiranës të Presidentit Thaçi, burime pranë stafit të z. Rama kanë thënë për ResPublica se Kryeministri është duke darkuar në këto momente me Thaçin në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.

Zoti Thaçi shoqërohet nga njerëz të stafit të vet, ndërkohë që z. Rama nga njerëz që ai frekuenton rëndom.

Takimi në mjedise të tilla jozyrtare është i dyti pas atij në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në afërsi të Prishtinës, ku z. Rama ishte present dhe shpërndau edhe një foto të posaçme. Zoti Rama dhe presidenti I Kosovës janë dy ndër politikanët shqiptarë që së fundmi janë koordinuar të paktën për çështjen e marrëveshjes me Serbinë.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Na intereson shume se cfare hengren! Rustikato alla vergile lasanja, apo peshk te tymosur me me bizele te ziera?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.