Djegia e mandateve ishte vendim i Berishës

Postuar në 26 Shkurt, 2019 14:29

Djegia e mandateve të opozitës ishte opsion i minutës së fundit që iu imponua Lulzim Bashës nga ish-kreu i PD, Sali Berisha. 

Protesta e 16 Shkurtit kishte një tjetër skenar që çonte sërish drejt krizës por nuk e nxirrite Partinë Demokratike nga parlamenti. Burime pranë ish-kreut të PD-së konfirmuan se ishte Berisha që nxiti vendimin ekstrem të djegies së mandateve.

Skenari i Lulzim Bashës dhe aleatëve ishte nisja e një greve urie të deputetë e të opozitës brenda ambjenteve të parlamentit, një akt i ngjashëm me atë të Ilir Metës në vitin 2008 kur drejtonte LSI-në.

Roli i Berishës vijon të jetë deçiziv në qëndrimet dhe lëvizjet që po bën opozita kundrejt mbështetjes që ka Edi Rama te faktori ndërkombëtar. Kjo ekspozon sërish Lulzim Bashën si një lider që që vazhdon të udhëhiqet nga paqartësitë dhe mungesa e besimit se vendimet e tij mund të nxjerrin PD nga bataku i një opozite që megjithëse ka ushtrinë e vet të militantëve nuk frymëzon shumicën e pavendosur. 

Gjithsesi koha është në favor të opozitës nëse do të vazhdojë të radikalizojë qënndrimet e saj në raport me një kryeministër që ka humbur sensin e qeverisjes, por thjesht po mbron një keshtjellë personale të pushtetit të tij të intersave.

Comments

Submitted by Ramadon Kafsha (not verified) on

Na I thuj burimet ene pastaj po te besojme. Nji avaz keni just gazetarucat e leshit , nje burim afer hythes sales thote Kari sales ene I put I pace e nji dopjo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.