Mark, ndaje mendjen! Korrupsioni apo mandatet largojnë investitorët?

Postuar në 19 Shkurt, 2019 22:20

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford qëkurse është në Shqipëri flet me statusin e avokatit të interesave të biznesin amerikan.

Deklaratat e tij janë publike dhe të aksesueshme për të kuptuar se ku kanë rrahur shqetësimet e tij gjatë këtyre viteve. Po e nisim nga 2014, kur zoti Crowford mendonte se gjobat dhe taksat arbitrare mbanin larg investitorët e huaj.

"Biznesi amerikan ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si drejtoria e Tatimeve po vepron ndaj kompanive të huaja dhe shqiptare. Në shumë kjo Drejtori ka vendosur gjoba arbitrare duke bërë që shumë biznese të largohen nga Shqipëria drejt rajonit".  http://www.oranews.tv/article/crowford-gjobat-arbitrare-dhe-taksat-po-la...

Katër vjet më vonë në 2018 Crowford ka të njëjtat shqetësime, gjobat, arbitrariteti, korrupsioni, taksat. https://m.youtube.com/watch?v=izJi5-CSyTM. "Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”- do shprehej presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë para disa muajsh.

Sot i njëjti zotëri doli në një prononcim për mediat duke thënë se djegia e mandateve të opozitës dhe situata politike e krijuar largon investitorët, pasi është dëmtuar imazhi pozitiv i vendit. “Nuk jam i shqetësuar për investitorët që janë këtu, apo për ata sipërmarrës që do vijnë në Shqipëri, por jam i shqetësuar për bizneset që nuk vijnë dhe ne nuk dimë nëse do të kishin ardhur këtu, ky është imazhi për të cilin duhet të kujdesemi”- tha ai.

Zoti Mark, ndaje mendjen, Korrupsioni apo mandatet largojnë investitorët? Nëse ke ndonjë listë na e thuaj, kush ishte i gatshëm të vinte në Shqipëri dhe u zmbraps pas protestës së 16 Shkurtit. Edhe t'i do ishe më i besueshëm..

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qeverisja e taksave dhe stabiliteti politik i vendit, e shpjegoni ju pak si mund të jenë faktorë kundërshtues?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.