S'keni parë gjë akoma!

Postuar në 11 Shkurt, 2019 22:28

Ishte çështje kohë që qeveria e Rilindjes të dilte lakuriq. Me zë dhe me figurë, ku siparin e hapi Shukriu i Dibrës me të cilin kryeministri i moralit të ri, u kap me brekë në duar. Kjo pavarësisht cinizmit për të mohuar çdo shfaqje dallkauke, që për hir të së vërtetës nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë, por me një realitet me kompleks të cilit qeveria i mbivendos moralin "ne jemi ndryshe". Aty ku kryeministri dhe shpura e sqimatarëve krijojnë bindjen se mbi akuzat mund të prevalojë forca e imazhit të tyre, zararet dhe pushtllëqet me uniformë bjerrin çdo iluzion tjetër.

Personifikimi i qeverisjes që premtoi një Shqipëri ndryshe nuk mund të shkëputet nga personazhi qëndror i gjithë kësaj Estrade; Edi Rama dhe prognoza e artifjalës së tij "S'keni parë gjë akoma". Ajo që erdhi më mbrapa në fakt nuk zhgënjeu, si në përmbajtje ashtu edhe në formë. Së fundmi është rasti i një punonjësi policie në Gruemirë të Shkodrës që i dërgonte video intime një vajze adoleshente duke e shantazhuar atë dhe familjen.

Kriminale është edhe refuzimi për t'u marrë familjarëve denoncimin nga ajo qe zoti Rama na e ka prezantuar si "Policia që duam". Shukriu ishte seria e parë e një telefilmi që prodhoi Rilindja pa qenë nevoja për regjisor Endri Fugën, apo aktoren Guest Star, Elisa Spiropali. Pamjet flasin vetë!

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Pas shperthimit me 26 te vdekur, PD triumfoi ne Gerdec, pas 21 Janarit, Basha fitoi bashkine e Tiranes, pas bemave te Shukriut, fitorja e PS ne Diber ishte shume me e thelle se me perpara. Sa me e qelbur tregohej LSI-ja aq me teper mbeshtetje popullore merrte ajo.

Ne qofte se ky popull vazhdon keshtu, atehere ne Malesine e madhe dhe me gjere do te zgjerohet mbeshtetja per partine Socialiste.

Mos ndoshta edhe celesi i suksesit ne kete vend eshte te jesh maskara? Shembujt nga e kaluara tek ky konkluzion te cojne!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.